kolegë i/e nderuar,
“duke marr parasysh problemet me formularin e parë të aplikimit i cili mund të plotësohet vetëm me acrobat reader 12, tani mund ta gjeni dhe shkarkoni formularin në formatin word document”
“në mbledhjen e kuvendit të 28.04.2016 me aprovimin e statutit (2016) të ri, asociacioni i arkitektëve të kosovës për përgaditjen e mbledhjes zgjedhore (të cilën e planifikon ta mbaj brenda 180 ditëve ) është angazhuar që të nisë evidentimin dhe regjistrimin e anëtarëve të sajë.
në bazë të evidencës që posedojmë për pjesmarrësit e mbledhjeve të kuvendit gjatë periudhës 1999-2016 (mbi 16 vite), ju keni qenë pjesmarrës në ato (së paku në njërën) prandaj ju konsiderojmë që jeni anëtar i shoqatës asociacioni i arkitektëve të kosovës.
formularin e anëtarësisë mund ta shkarkoni
https://a-a-k.org/formular-aplikimi-2/
pas plotësimit e dërgoni në: administrata@a-a-k.org
deri më 15 shtator 2016.
gjithashtu dokumentet të cilat janë pjesë e pakos së informatave që anëtarët duhet t’i kanë janë këto:
statuti (i aprovuar 2016),
kodi i etikës dhe i sjelljes profesionale;
rregullore për anëtarsi;
vendimi për tarifat e anëtarësis; dhe
vendimi për lirimin nga parapagesa e anëtarësisë për vitin 2016.
pagesa e anëtarësis do të nis me vitin kalendarik 2017.
të gjitha këto dokumente mund t’i merrni /shkarkoni nga web faqja zyrtare e shoqatës: a-a-k.org
nëse keni pyetje, nevojë për më shumë sqarime apo për çfarëdo në lidhje me dokumentet dhe shoqatën ju lusim të na kontaktoni pa hesitim në : info@a-a-k.org ose në web faqe në kontakto.
ju falënderojmë për besnikërinë e shprehur gjatë tërë kësaj periudhe për shoqatën, dhe presim që së bashku edhe më tutje të jemi dhe qëndrojmë si mendja dhe zëri i shumicës në lidhje me të gjitha çështejt dhe problemet e arkitektëve në shoqërinë tonë kosovare.
me respekt,
asociacionit të arkitektëve të kosovës