Pse të Anëtarësohesh?
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat. Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu fugiat nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.
Për më shumë info rreth anëtarësisë
Bëhu anëtar
Bëhu anëtar
Anëtarsia
(ekstrakti nga statuti i aak 2016)
Neni 7
Në aak kanë të drejtë të anëtarsohen të gjithë arkitektët të cilët i plotësojnë kriteret për anëtarsim pa diskriminim race, gjinie, religjioni, kombësie, moshe dhe aftësie fizike.
Neni 8
Anëtarët e aak mund të kenë statusin e anëtarit të:
- Rregullt.
- Ndërlidhur.
- Nderi.
Neni 9
Për rastet e veçanta anëtarsimi do tëbëhet përmes rregullores së veçantë.
Neni 10
Anëtar të rregullt të aak mund të bëhen arkitektët të cilët:
- Gjatë studimeve profesionale kanë arritur gradën akademike me sukses prej min 300 kredive ects (5 vite studim) në ndonjërën prej institucioneve universitare të akredituara në kosovë, ose jashtë vendit.
- Tregojnë integritet personal dhe respektojnë kodin etik.
- Janë të angazhuar gjatë gjithë kohës me profesionin e arkitekturës.
Neni 11
Anëtar i ndërlidhur i aak i ka këto kategori:
- Bachelor, mund të bëhet personi që ka arritur gradën bachelor në studimet të arkitekturës në ndonjërën prej institucioneve universitare të akredituara në kosovë dhe jashtë vendit me min 180ects.
- Student, mund të bëhet personi që vijon studimet e arkitekturës në ndonjërën prej institucioneve universitare të akredituara në kosovë dhe jashtë vendit.
- Ndërkombëtar mund të bëhet arkitekti i ndonjë vendi të botës i cili në vendin e vet ose në kosovë është i angazhuar gjatë gjithë kohës në profesionin e arkitekturës dhe tregon dëshirë që të përfitoj njohuri dhe eksperiencë me rrjetëzim në aak.
Neni 12
Anëtar i nderit mund të bëhet secili person i cili me angazhimin e vetë ka kontribuar në zhvillimin e arkitekturës dhe urbanizmit.
Neni 13
Obligimet e anëtarëve janë:
- Që të punojnë në përmbushjen e qëllimeve dhe të detyrave të aak;
- Që të respektojnë dhe zbatojnë statutin e aak dhe kodin etik të arkitektit;
- Që të marrin pjesë dhe mbështesin aktivitetet e aak;
- Që të punojnë në përsosjen dhe edukimin e vazhdueshëm profesional.
- Që në mënyrë të rregullt t’i kryejnë obligimet ndaj aak.
Neni 14
Anëtarsimi bëhet me plotësimin e kushteve të statusit gjegjës dhe:
- Për kandidatët për statusin e rregullt, duhet të kenë një rekomandim prej njërit nga anëtarët e rregullt ose të merituar të aak që tregon se kandidatët janë dëshmuar në profesion dhe kanë respektuar kodin etik profesionale gjatë punës së tyre;
- Për kandidatët për statusin e ndërlidhur duhet të kenë një rekomandim prej njërit nga anëtarët e rregullt, të merituar të aak ose të ndërlidhur, që tregon se kandidatët janë dëshmuar në profesion dhe kanë respektuar kodin etik profesional gjatë punës së tyre;
Propozimi shqyrtohet nga kryesia ose këshilli të cilin mund ta caktojë ajo dhe e bën miratimin ose refuzimin sipas rregullores për anëtarsi.
Neni 15
Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të merituar dhe të nderit mund ta jep secili anëtar i rregullt i aak. propozimi shqyrtohet nga kryesia dhe këshilli të cilin mund ta caktojë ajo dhe miratimin e bën kuvendi i aak sipas rregullores për anëtarsi.
Neni 16
Sekretari i aak në zyrën ekzekutive, mban regjistrin e anëtarsisë me të dhënat e anëtarëve, bën evidencën dhe përditësimin e tijë.
Neni 17
Regjistri i të dhënave duhet të përmbaj emrin dhe mbiemrin e anëtarit, ditëlindjen, adresën, vendbanimin, statusin e anëtarit, të dhënat për arritje akademike (kopjet e diplomave/certifikatave), licencat, një fotografi, kontaktet me telefon dhe elektronike, cv, pagesa e anëtarsisë, donacionet dhe kontributet nëse ka.
Neni 18
Secilit anëtar do ti jepet kartela e anëtarësisë me identitet personal dhe të statusit dhe kategorisë në afat dhe formë sipas rregullores për anëtarsi.
Neni 19
Pagesa e anëtarsisë është kusht për anëtarsim dhe mbajtjen e statusit të anëtarit të aak.
- Tarifa është parapagim i anëtarsisë vjetore dhe bëhet sipas statuseve dhe kategorive.
- Statusi c. i anëtarsisë së nderit nuk ka tarifë (ose tarifa është 0).
- Tarifat, afatet dhe mënyra e pagesës së anëtarsisë do të përcaktohen me rregullore për anëtarsi.
Neni 20
Anëtarsia në aak ndërpritet me:
- Mospagesë të anëtarsisë për një vit e më shumë;
- Dorëheqje me kërkesë personale
- Përjashtim;
Neni 21
Anëtarsia mbaron me vdekjen e anëtarit
Neni 22
Zyrja ekzekutive e AAK do të lajmërojë anëtarin të cilit i ndërpritet anëtarësia mbrenda afatit të caktuar sipas rregullores për anëtarsi.
Neni 23
Kundër vendimit për përjashtimin nga anëtarësia, anëtari mund të paraqesë ankesë me shkrim mbrenda afatit të caktuar sipas rregullores për anëtarsi.
***
Tarifa
Asociacioni i arkitektëve të kosovës në mbledhjen e kuvendit të sajë më datë 28.04 2016 të mbajtur në prishtinë , në bazë të statutit (2016) neni 8, 9, dhe 19 aprovoi caktimin e tarifës vjetore për statutin e anëtarësisë :
a. Rregullt 30.0 €,
b1. Bachellor 12.0 €,
b2. Student 5.0 €, dhe
b3. Ndërkombëtar 30.0 €.
Për anëtarët pensionist (mbi 65 vjet) tarifa vjetore është 0.0 €.
Formularë Anëtarësimi