
Kulla Muhaxherëve

Emri: Kulla Muhaxherëve
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema
Viti i Projektimit: 2015
Arkitekturë e qëndrueshme, e pastër dhe bashkëkohore.
Kulla Muhaxherëve e vendosur në qendër të Prishtinës, qëndron si skulpturë unike, e pastër dhe gjigante. Lartësitë që fiton objekti në kate japin pamje mbresëlënëse të siluetës së qytetit.
Kompozicioni i materialeve kompakte e të qëndrueshme të përdorura, bën që objekti me ambientin përreth të ketë një frymë, e cila ndikon në përjetimin dhe afërsinë me të, përkundër që është madhështore.
Kulla me terasat e mëdha në katet e larta të jep ndjenjën e afërsisë me tokën. Përvec afërsisë me parkun e qytetit, objekti karakterizohet me sipërfaqe gjelbërimi, sipërfaqe rekreative dhe kënd lojërash përreth, dedikuar për banorë.
Dukja e jashtme e objektit ofron thjeshtësinë dhe njëkohësisht me hapjet e mëdha i mundësojnë ndricim maksimal njësive banesore.
Trajtimi i fasadës përmes vijave të pastra i japin elegancë objektit. Ndërhyrja e vëllimeve e bën objektin dinamik dhe atraktiv duke i dhënë pamje bashkëkohore. Poashtu, trajtimi I ndërhyrjeve të vecanta si pjesë të ndara shumë mirë janë të balansuara dhe objekti duket si një tërësi. Vertikaliteti I theksuar, me vijat shumë të pastra bëjnë që objekti të duket se vazhdon deri në pakufi.
Objekti për nga ana funksionale është shumë mirë i organizuar. Si hapësirat e brendshme ashtu edhe ato të jashtme, janë shfrytëzuar në mënyrë adekuate. Vlerë e shtuar për objektin, përpos pozita dhe parku i qytetit është afërsia ndaj institucioneve kryesore, ofron pamje inspiruese nga qyteti dhe është ndër pikat më të larta në Prishtinë.
Kulla Muhaxherëve në lokacionin të cilin gjendet ofron rehatinë e jetesës në qendër të qytetit.
Kulla e Muhaxherëve eshte nje ndertese banimi kolektiv e ndertuar ne lagjen e Muhaxhereve, zone e cila me pare ka qene e mbuluar me shtepi individuale te banimit dhe me planin e ri rregullativ eshte parapare qe te shendrohet ne lagje me ndertesa te larta te banimit kolektive. Kjo bene qe te jete shembull per vazhdimin e ndertimeve tjera qe do te pasojne ne kete lagje. Arkitektura e diteve te sodit do te jete nje gjurme edhe per te ardhmen ne zhvillimin dhe funksionimin e kesaj lagje. Arkitektura e Kulles se Muhaxhereve e ideuar me vija te pasterta, simetrike dhe te vazhdueshme bene qe per-kunder lartesise te jete nje ndertese lehte e perceptueshme, kualitative dhe mbreselenese e mbi te gjitha e qendrushme.
