
Shtëpia FM

Emri: Shtëpia FM
Kompania Projektuese: Studio ARTEC
Arkitekti Kryesor: Ilir Llonçari
Bashke Autoret: Lorik Lloncari, Ereza Emini
Viti i Projektimit: 2016
Pozicionimi i shtëpisë ne hapësirën e dedikuar për ndërtim ishte i tillë qe mundësonte zhvillimin e vetëm dy fasadave për shkak te kufizimit ne dy anët e parcelës. Objekti mund te zhvillohej vetëm ne anën Veriore dhe Jugore, andaj ideja fillestare lindi nga loja e vjetër kineze TANGRAM.
Tangrami (Kinezisht: 七巧板; pinyin: qīqiǎobǎn; bukfalisht: “7 copëzat e shkathtësisë”) është enigmë e prerjes, e përbërë prej 7 copëzave të sheshta të quajtura TANS, të cilat bashkohen për të prodhuar forma të ndryshme. Synimi i enigmës është krijimi i një forme specifike duke përdorur vetëm vijat kufizuese apo siluetat e 7 copëzave, të cilat nuk bën të mbivendosen. Edhe pse jo plotësisht e bazuar ne copëzat origjinale te TANGRAM-it kombinimi gjeometrik i katër formave te ndërtuara nga copëzat mbi te cilat bazohet ideja e jep pamjen përfundimtare te fasadave.
Ideja ishte te projektohej një shtëpi bashkëkohore e cila duhej te veçohej si për nga forma ashtu edhe për nga trajtimi hapësinor. Duke u bazuar ne këtë kërkesë lindi ideja qe te inkorporohen siluetat e objekteve te cilat e simbolizojnë regjionin ne te cilën shtëpia është ndërtuar.
Format janë Gryka e Rugovës, Stani i Bjeshkëve, Kulla Shqiptare dhe Oxhaku, si simbol filozofik i shtëpisë.
Shtëpia ne përmbajtje ka qëndrim ditor, kuzhine me tryezari, tri dhoma gjumi dhe 2 banja.
Qëndrimi ditor si hapësire gjysmë publike është figurativisht i krijuar nga copëzat e stanit te vendosura mbi ato te grykës qe simbolizojnë jetesën ndërsa pjesa e hapësirave private është e vendosur brenda kullës si simbol i fortifikatës, dhe gjithë kësaj i shtohet oxhaku.
Projekti ka një qasje interesante filozofike dhe figurative ne projektim dhe konceptim te objektit, ku funksioni dhe forma janë te ndërlidhura ngushtë. Gjithashtu konstruksioni i objektit përcjell funksionin e tij edhe ne enterier.
