
Vikend Shtëpia Lumbardhi

Emri: Vikend Shtëpia Lumbardhi
Kompania Projektuese: Archistudio
Arkitekti Kryesor: Kujtim Perolli
Bashke Autoret: Shaip Shotka
Viti i Projektimit: 2014
Per kete shtepi vikendi inspirimi vjen nga kultura e banimit ne shtepite e vjetra te qytetit te Prizrenit. Aty ku jeta private ka qene e organizuar brenda mureve te oborit e cila njikohesisht eshte perdor dhe si zgjerim qendrimit ditor gjate stines se veres duke i dhene vlere jetes se perditshme ne shtepi pa u ndikuar nga hapsira publike dhe pa e penguar ate.
Lokacioni i objektit gjendet ne terrenin malor. Parcela ku eshte ndertuar objekti ne njeren ane kufizohet me rrugen publike e cila frekventohet nga automjetet dhe kalimtar te rastit , nga komshite, dhe nga ana tjeter me bregun e lumit ku peisazhi natyror eshte i paprekur dhe ofron mundesine per nji vikend te qete .
Per te siguruar nji hapesire ku mund te zhvillohet jeta private dritaret e shtepise jane orientuar kah lumi pra ne drejtim te pjeses private si dhe ne gjysem atriumin e formuar enkas per te hapur dritare per ndriqim natyral dhe te cilet rrisin transparencen e hapesires brenda shtepise,por qe jane jasht shikimit nga fqinjet.
Shtepia permban qendrimin ditor me kuzhine dhe tryezari, nji dhome gjumi dhe banjo.Qendrimi ditor permes nje hapjeje lidhet direkt me terasen e cila deprton ne mes te natyres dhe gjate stines se veres shfrytezohet si vazhdim i qendrimit ditor duke shijuar dhe zhurmen e rrjedhes se Lumbardhit.Poashtu nje ulese e ndertuar dhe nji pishine e vogel e ne kuader te terases e pasuron permbajtjen e terases dhe shtepise.
Llamperia nga druri natyral dhe betoni natyral jane materiale qe e karkterizojne dukjen e jashtme te shtepise. Keto dy materiale kombinohen ne menyre spontane me natyren e cila e rrethon kete shtepi.
Ky projekt vlen te prezentohet sepse eshte nji shembull e cila reflekton vlerat bashkohore te arkitektures minimaliste dhe e cila rralle mund te haset ne hapesirat e Kosoves.
Ne kohen kur shumica e ndertimeve individuale synojne te arrijne lluksin me perdorimin e materialeve te pa pershtatshme dhe te investimeve te tepruara, kjo shtepi eshte shembull se si mund te ndertohet nje shtepi vikendi me kosto minimale e cila ofron jetese te qete private dhe me stil.