
Shtëpia Individuale Sofali

Emri: Shtëpia Individuale Sofali
Kompania Projektuese: Gazzaniga Architteti & Murseli Arkitekt dhe Partenerë
Arkitekti Kryesor: Luca Gazzaniga dhe Ilir Murseli
Ekipi Projektues: Joao Nunes, Vitorio Locatteli, Michele Zago, Driton Tahiri, Dashnor Kadiri, Lulzim Kryeziu, Kimete Shujaku, Ejup Shtaloja, Feti Selmani
Viti i Projektimit: 2008-2010
Një vilë e madhe private në njërën nga kodrat e fshatit Sofali që shikon në drejtimin e qytetit të Prishtinës, u shfrytëzua si mundësi për të punuar në marrëdhëniet mes thjeshtësisë dhe dekorit, në raport me zakonet dhe mënyrën e banimit lokal të vendit.
Aluzionet e ndërtimeve tradicionale qytetare çuan drejt mendimit të kompleksitetit të një shtëpie të tillë si shuma të disa entiteteve të ndryshme shumë të thjeshta, që janë në shkallë me kontekstin dhe të lidhura me topografinë e tokës dhe shtegtimin e diellit.
Është bërë studimi lidhur me pozicionimin e volumeve të thjeshta, për të gjetur ekuilibrin e duhur hapësinor në formimin e një peizazhi mikro-artificial të prizmave, hapësirave të ndërmjetme dhe pikëpamjeve të reja drejti peizazhit.
Një element i parregullt me lartësi të dyfishtë merr rolin e hyrjes dhe hapësirës lidhëse mes funksioneve kryesore të shtëpisë, të shpërndara në hapësira me forma të forta ortogonale.
Sistemi i lëvizshëm i paneleve të plota apo me brisole të drurit ofron mbrojtje nga dielli, hije apo mbyllje të plotë të hapjeve, duke theksuar perceptimin e pastërt të volumeve të plota të mveshura me materialin e drurit i cili rrjedhimisht krijon atmosferë të ngrohtë dhe shtëpiake.
Tre pavijonet e vendosura në oborr pasqyrojnë ndërtimet lokale të drurit të inspiruara nga arkitektura tradicionale e çardakëve, si dhe të menduara si struktura ndermjetësuese mes shtëpise dhe kopshtit për krijimin e vendtakimeve të familjes.
Objekt banimi me kërkesa të veçanta.
Pastërtia dhe thjeshtësia e zgjidhjeve funksionale dhe materiale nxjerrin në pah nevojën për realizimin e përkryer të detaleve arkitektonike.
Shtëpia dhe peizazhi në këtë rast konsiderohen si tërësi e pandarë e trajtimit me qëllim të gjetjes së harmonisë në dualitetitn brenda-jasht.
Ndërtesa tregon një mënyrë të banimit bashkohorë që realizohet me koshiencë të plotë të problematikës së ambientit dhe aplikon zgjidhje teknike dhe teknologjike në mënyrë të minimizimit të ndikimit të dëmshëm në të.
Ngrohja gjeotermale në dimër dhe kapakët me zhalluzina/brisole automatike nëpër dritaret dhe hapjet në verë i bëjnë që shpenzimet energjetike të kësaj shtëpie brenda një viti të krahasohen lehtë me shpenzimet e një apartamenti 45m² të zakonshëm në qytetin e Prishtinës.
Mirëmbajtaja e peizazhit përherë të gjelbëruar dhe nevojës së pishinës për ujë bëhet nga depozitat/cisternat e ujit që i mbledhin ujrat atmosferik sezonal.
Elementet e arkitekturës si të objekteve ashtu edhe të kompozicioneve peizazhore gjithashtu trajtohen me respekt në tradicionalen e vendit që i takon.
