
Kodra e Diellit 2

Emri: Kodra e Diellit 2
Kompania Projektuese: AB Group
Arkitekti Kryesor: Arianit Loxha, Behar Dyla
Viti i Projektimit: 2009/2011
Kodra e diellit 2 është një nga projektet e para të zhvilluar nga ab GROUP në Tiranë. Klienti i cili tashmë ishte pronarë dhe e kishte zhvilluar vet Kodrën e Diellit 1 dëshironte që të vazhdoj tutje në zhvillimin e hapësirës së kodrinave të Tiranës në drejtim të Komunës së Farkës pra në jugperëndim të kryeqytetit Shqiptar.
Hapësira e trajtuar përfshin një sipërfaqe prej mbi 12 hektarë. Përbrenda kësaj hapësire të definuar me kushte të veçanta urbanistike parashihen kryesisht përmbajtje të banimit me intensitet të ulët të indeksit të ndërtimit. Kërkesat shumë specifike të klientit kryesisht janë fokusuar në krijimin e një koncepti gjithë përfshirës së një hapësire elitare të banimit ku përveç banimit do parashiheshin edhe përmbajtje tjera plotësuese të nevojshme për funksionimin e kësaj tërësie urbane, si ato komerciale, kulturore, rekreative-sportive etj…
Tektonika apo gjeomorfologjia e Kodrës së Diellit 2 ofron një pamje panoramike spektakolare në drejtimin Verilindor (por jo dhe vetëm) të kryeqytetit. Po ashtu reliefi dinamik na mundësoi që të krijojmë disa tipologji të banimit (8 tipologji) kjo edhe si rrjedhojë e kërkesave të klientit.
Koncepti i Agorës së lashtë Helene ishte si inspirim fillestar i artikulimit hapësinor të kësaj kodrine. Kështu u krijuan disa unazave shiritore të banimit të cilat ngadalë zbritnin dhe shkriheshin nga maja e “Agorës”(lexo: kodrinës) deri te themelo i sajë në Plaka. Në maje do vendoseshin hapësirat elitare të banimit, me dendësi shumë të vogël ndërtuese dhe vizura spektakolare, deri te ato në “Pllaka” pra në rreze të kodrinës ku tipologjia e banimit ishte më e përshtatshme me “Demosin” pra shtresën e mesme mirë të situuar të kryeqytetit.
Kodra e Diellit parasheh akomodimin e 3500-5000 banorëve të kryeqytetit.
Krijimi i një infrastrukture fizike funksionale përbrenda tërësisë urbane ishte sfidë në vetvete “kapja” e disa skrapeve me rrugë funksionale ishte gati e pamundur për shkak të pjerrtësisë së madhe të terrenit sidomos në tërësinë e epërme të Kodrës së Dellit 2.
Vlen të theksohet se pikërisht në qendër të bllokut parashihet ndërtimi i Qendrës së Kulturës me Sallë të koncertit në bërthamën e saj.
Tutje parashihen e dhe përmbajte rekreative-sportive si aquaparku dhe palestra sportive.
Nuk mungojnë edhe përmbajtjet e domosdoshme për shërbime dhe ato komerciale për furnizimi periodik për banorët e lagjes por jo dhe vetëm.
E gjithë Kodra e Diellit 2 përshkruhet me shtigje për vrapim dhe ngasje kontinuale të biçikletës.
Implementimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2010 dhe akoma vazhdon zhvillim i tij.
Si një nga zhvillimet më të rëndësishme në zhvillimin urban në kohë në kryeqytetin Shqiptarë konsiderojmë se duhet sjellë në vëmendje. Po ashtu vlen të theksohet se është hera e parë në territoret shqiptare ku zhvillohet koncepti kondominium por me të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë të banorëve të një lagje (Kodra e Diellit 2) dhe më gjerë.
