
Parku i Qytetit

Emri: Parku i Qytetit
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Ardita Byci Jakupi, Arbenita Ymeri Rexhepi
Viti i Projektimit: 2015
Natyra dhe mirëqenja psikologjike sot nëpër botë është një temë me focus të veçantë. Marrëdhënja në mes të njeriut dhe natyrës fokusohet në atë se si kontakti me botën e gjallë mund të ndihmon në mirëmbajten e mirëqenjës. Benefitet nga kjo janë të natyrës emocionale, intelektuale, sociale si dhe fizike.
Gjatë punimit të projektit ideor të parkut, një nga qëllimet kryesore ka qenë:
• Shfrytëzimi I shtigjeve ekzsituese- analizimi I shtigjeve më frekuente, shtigjet e krijuara nga njerëzit
• Aktivitetet që ndodhin- hapësirat dhe grupet e shfrytëzuesve
• Gjelbërimi ekzistues- shfrytëzimii tij dhe interpolimi me atë të planifikuar.
Parku I qytetit të Gjakovës gjendet në qendër të qytetit dhe paraqet një ndër hapësirat me vlera natyrore të qytetit dhe mjaft të shfrytëzuar nga banorët. Në pjesën verilindore të saj është I kufizuar me ndërtesën e Pallatit të Kulturës, ndërsa në pjesën jugperëndimore kufizohet me bulevardin I cili paraqitet si një segment I gjelbërt prej 200 m. Ky bulevard paraqet një ndër komunikimet kryesore në mes të dy pjesëve të qytetit (pjesës së juogre dhe asaj veriore) Komponentet kryesore të lokacionit, përpos Pallatit të Kuturës janë edhe elementet mikrourbane si : ulëse, fontana, buste etj , ku këto të fundit jo shumë mirë të organizuara në hapësirën e parkut. Një kualitet të veçantë, hapësirës së parkut, I japin shfrytëzuesit e saj. Shfrytëzimi I saj nga grupmosha të ndryshme I japin një diversitet dhe e bëjnë të dëshirueshëm për të shkuar.
Koncepti është gjeneruar nga analiza e relacionit në mes të njeriut dhe vendit, lëvizjes dhe formës, ngjyrës dhe teksturës. Ortogonalja – karakteristikë e tashme e parkut bëhet motiv Iindjes së vijave të natyrës-atyre të lakuara duke I dhënë kështu një shenjë parkut se këtu atraksion primar është natyra. Uji , në qendër të parkut e përforcuar edhe më shumë me shtigjet paraqet elementin ku gjenerohet vendi- dinamika, diversiteti, siguria, afrueshmërisë, atraktiviteti dhe njerëzorja.
Shtigjet janë planifikuar duke u bazuar ne shtigjet ekzistuese si dhe shtigjet e shkeluara të cilat janë shndërruar në shtigje të frekuentuara si rezultat I shfrytëzimit nga njerezit si opcion më I shkurtër.
Fontana e cila e ka formën e një “pjate” është e bardhë dhe e lëmuar duke prezentuar kështu një element subtil të parkut. Është e vendosur në një dyshmeme prej kalldrëmi. Kalldrëmi I përdorur në këtë pjesë ka për qëllim të paraqet një kontrast në mes të teksturës së lëmuar dhe të vrazhdë të kalldrëmit e cila e thekson edhe më tepër fontanën si qendër e parkut. Në pjesët fundore të fontanës gjendet ndriçimi I cili luan një efekt teatral natën duke e bërë atë që të duket sikur rri pezull.
Një ndër sfidat e projektit ka qenë ripozicionimi i memorialeve ekzsituese. Meqë një nga kërkesat e konkursit ka qenë ´grumbullimi rreth fontanës´ është dashur të bëhet zgjedhje në mes të formalës dhe joformales.
Statuja e Nënës Terezë është vendosur në qendër të parkut pranë fontanës duke e lidhur atë me njohjen e saj në nivel botëror. Pozita pranë fontanës ka edhe lidhje simbolike-ujin, që në aspektin spiritual simbolizon kthjelltësinë, pastërtinë, njerëzinë, zbutjen e shpirtit që lidhet me virtytet e figurës së Nënës Terezë. Pak më tutje , në po të njëjtën zonë, është vendosur busti i Selman Rizës, figurë kjo e ndritur e shkencës, letërsisë dhe kulturës kombëtare. Arsyeja e vendosjeedhe këtu ka lidhje me ujin, që në aspektin letrar simbolizon dijen, dritën, iluminimin. Të gjitha këto elemente lidhen me veprat dhe kontributin e figurës së Selman Rizës. Me këto dy figura shfrytëzuesit e parkut njihen jo vetëm gjatë ecjes në shtigjet kryesore të parkut, por edhe gjatë qëndrimit të tyre pranë fontaës duke u mishëruar kështu bashkë me gjelbërimin. Segmenit ku janë vendosur këto figura është quajtur ´shtegu I dritës´.
Pozita e bustit të Asim Vokshit dhe statujës së Nesim Dervishdanës lidhet me pozitën e monumentit ´Shokët e lirisë´. Segmenti ´Shokët e lirisë´-´Nesim Dervishdana´ Ásim Vokshi´paraqet shtegun i cili temë të përbashkët e ka luftën. Vizitori e fillon lëvizjen nga monumenti, vazhdon kah statuja dhe përfundon me bustin e Asim Vokshit, ku ky i funidt është më afër ndërtesës së Pallatit të Kulturës prej nga edhe e ka marrë emrin. Ky shteg është quajtur ´shtegu i ëndërres´- ëndërrës për liri, pavarësi, sakrificës, vetflijimit dhe idealit. Të gjitha memorialet janë ´lehtë´të vendosura në park duke mos I ´sforcuar´ato përmes postamenteve. Në këtë mënyrë vjen në shprehje dizajni bashkëkohorë ku çdo gjë planfikohet në shkallë humane- njerëzore.
Gjatë dizjanimit të skemës së vegjetacionit rëndësi I është kushtuar rolit dhe funksionit që përformohet nga vegjetacioni psh. Drunjtë, shkurret dhe bimët tjera.
• Uniteti- arkitektura e ndryshme mund të unifikohet nga një tip I veçantë I drunjëve, ose një variacion I drunjëve mund të shfrytëzohet për t’I japur variacion obketeve të cilat janë të ngjajshme.
• Lidhshmëria- drunjët mund të shihen si lidhës visual, duke lidhur kështu grupacionet e ndryshme vegjetacionit me strukturat tjera fizike.
• Kufizimi/ Kornizimi-drunjtë e gjatë mund tëlujan rolin e shtyllave duke e markuar një hapësirë të caktuar .
• Theksimi- vegjatacion mund të luan rolin e një sfondi ose kontrasti ndaj vegjationit tjetër.
• Drejtuese- nëpër shekuj drunjtë janë shfrytëzuar për të krijuar bulevarde ose promenade ose hyrje të përdhesave në qytet apo pronë. Këtë rol në lokacion e kanë bulevadi drejt fontanës.
• Izoluese- për të izoluar rrugët nga zhurma dhe ndotja si dhe për të krijuar vija përgjatë ndërtesave.
• Bërja e vendit- vegjatacioni shfrytëzohet për të krijuar, organizuar dhe definuar hapësirën.
Fitues i çmimit të parë
Rëndësia e projektit përpos që lidhet me benefitet e natyrës emocionale , intektuale, sociale dhe fizke që i merr njeriu si rezulat I kontaktit më natyrën ajo lidhet edhe me vënjën në pah të një koncepti I cili monumentalitetin e memorialeve e shpreh përmes karaktersitkave të figurave/personaliteteve e jo përmes elemetneve arkitektonike te tejdimensionuara.
Memorialet si pjesë e rëdnësihme e parkut janë trajtuar duke u bazaur në virtytet, veprat apo idealet e figurave për të cilët është ngritur memoriali. Përmes pozitës së tyre në park dhe relacionit më elemente tjera hapësirnore ato mveshen me ‘rëdnësinë’ e tyre e jo përmes postamenteve të ngritura.
Projekti ka rëdnësi edhe nga aspekti I promovimit të disa opbjektiva të dizjanit urban, si:
• promovimi I karakterit duke iu përshtatur paternës së zhvillimit e cila është e veçantë për vendin, peizazhin dhe kulturën.
• promovimi I hapësirave tërheqëse, të sigurta të cilat punojnë me efektivitet për të gjithë shoqërinë, përfshirë këtu edhe personat me kërkesa të veçanta dhe të moshuarit.
• Promovimit të qasjes dhe depërtueshmërisë duke krijuar hapësira që lidhen me njëra-tjetërn dhe janë kehtë të kalueshme.
• promovimi I qartësisë përmes zhvillimit që ofron shtigje të identifikueshme, objekte referuese për të ndihmuar njerëzit në lëvizje
• promovimi I përshtashmërisë përmes zhvillimit I cili I përgjigjet kushteve të ndryshueshme shoqërore, teknologjike dhe ekonomike.
