
Plani Rregullues Urban "Brekoc"

Emri: Plani Rregullues Urban “Brekoc”
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Ardita Byci Jakupi, Arbenita Ymeri Rexhepi
Viti i Projektimit: 2006
Sot në mbarë botën eshtë një kërkesë në rritje e sipër për involivim më të madh lokal në planfikim dhe menaxhim të ambientit.
Është vërtetuar se kjo është e vetmja mënyrë që njerëzit të marrin atë cfarë duan për rrethinën e tyre dhe gjithashtu është vertetuar si një nga mënyrat më të mira që komuniteti të bëhet më I sigurt, më I fortë, më I shëndetshëm dhe më I qëndrueshëm.
PRRU Brekoci ka qene një pilot projekt i cii është përbërë prej 3 komponenteve:
• Ngritja e kapaciteve në nivel të qeverisë lokale lidhur me aplikimin e udhezuesit për planifikimin e vendbanimeve joformale
• Ngritja e kapaciteteve në nivel të komunitetit lidhur me pjesëmarrjen në procesin e planifikimit
• Implementimi bashke me komunitetin
Karakteristikë e projejktit është strategjia e involvimit të komunitetit duke aplikuar mjete dhe metoda unike për komunitetin. Përpos strategjisë lidhur me mënyrën e komunikimit, përshtatshëmirë, adaptabilitetit dhe informimin janë hartuat mjete të posaçme të involvimit.
Ndër mjete që janë përdorurr për të identifkuar cështjet prioritare urbane janë:
• Mjeti “Shprehu” –i cili ka pasur për qëllim nxjerrjen e karakteristikave të lagjes dhe banorëve shikuar nga këndvështrimi i banorëve.
• Mjeti “Marko”- ka pasur për qëllim identifikimin e problemit në vend. Kjo për shkak se shumë informata janë karakteristike për zonë të caktuar në lokacion
• Mjeti “ Zgjedh prioritetin”- ka pasur për qëllim zgjedhjen e çështjeve prioritare urbane.
• Mjeti “vizuelizo të ardhmen”- ka pasur për qëllim që fëmijët përmes ilustrimeve të tyre , vizatimeve, vargjeve të paraqesin atë se si e shohin të arhmen e lagjes së tyre. është pikerisht ky mjet i icli ka shërbyer si ide kryesre lidhur me komponentet e tetë- imlementimin bashkë me komunitetin.
Metodolgjia dhe mjetet adekuate të involvimit kanë bërë që në takime publike të këtë gjithëmonë ngritje të numrit të pjesëmarrësve dhe cka është me rëndësi involvim të dy gjinive dhe të të gjitha grupmoshave. Ky projekt paraqet një shembull se si dizajni përmes komuniteitit mund të jep një produkt të impelmentueshëm, një mjedis të qëndruseshëm një mjedis ku njerëzit janë kënaqur duke i e krijuar atë.
Sipërfaqja: 17 ha
Banorë: 650
Shtëpi; 110
71% komunitet RAE
Pilot projekt- ngritja e kapaciteteve ne nivel qëndror dhe lokal
Projekt ka rëndësi sepse paraqet nje ndër shembujt më të mirë të dizajnit përmes komunitetit. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ky projekt është kërkuar të prezentohet në shumë konferenca dhe shkolla brenda në Kosovë por edhe jashtë saj.
Projekti paraqet një arritje të mirë edhe në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional e në vecanti të një shembulli se si implementimi mund të jetë rezultat i ideve që rrejdhin nga kërkesat dhe nevojat e komunitetit e ne veçanti në fëmijëve. Nga ky projekt ka dal edhe një listë aktivtietesh e cila mund të përdoret në të ardhmen si një metodologji për mënyrën e involvimit të komuniteteve. Kjo metodologji më vonë ka shërbyer në plane urbane të hartuara në Kosovë të cilat kanë ndihmuar në trasimin e ideve se si duhet të punohet me komunitet dhe çka në thelb nënkupton pjesëmarrja publike.
