
Apartman

Emri: Apartman
Kompania Projektuese: TIKI shpk
Arkitekti Kryesor: Adriatik Bytyqi
Viti i Projektimit: 2015
Projektimi dhe dizajnimi i një hapësire të brendshme siç është një banesë apo shtëpi mund të konsiderohet se është pjesa më e ndjeshme, dhe më delikate për të punuar në enterier.
Organizimi dhe detajet te cilat janë aplikuar janë të parapara dhe të ekzekutuara me një finese briliante deri në detajin më të vogël të hapësirës, me të cilin ofrohet komoditeti, ngrohtësia dhe përjetimi i qetësisë brenda hapësirës.
Banesa në fjalë ka një hapësirë prej 170 m2 duke përfshirë në vete të gjitha hapësirat e banimit me një stil klasik, por me detaje dhe vija të definuara në mënyrën më të përsosur që mund të punohet nga dora e njeriut.
Janë përdorur ngjyra dhe materiale që kompletojnë një hapësirë banimi dhe funksioni. Duke u kombinuar njëra me tjetrën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Koncepti i enterierit është dizajnuar për nevojat e familjes ku përveç hapësirave të përbashkëta që janë, kemi edhe dhomat e gjumit të cilat janë të konceptuara fuqishëm dhe njëherit kanë në vete frymën klasike por të ambientuar me dekore bashkëkohore që e plotësojnë ambinetin.
Pa dyshim që kompletimi i enterierit mund të konsiderohet edhe plotësimi me aksesore dhe dekore që janë të vendosura në mobile, piktura dhe punime dore në mure të cilat janë të përzgjedhura dhe përshtaura me ambientet përkatëse. Duke shprehur gjallëri dhe qetësi shpirtërore për personat që jetojnë në atë ambient.
“ME DIZAJN TË ENTERIERIT NE ORAGANIZOJMË MËNYRËN E JETESËS”
Nëse ne dizajnojmë një banesë apo shtëpi ne e dizajnojmë mënyrën e jetesës të një personi apo familjeje. Nga kjo kuptohet se sa shumë është i rëndësishëm dizajnimi i një banese ngase nga kërkesat apo dëshirat tona ne e kushtëzojmë një person të caktuar se si të jetoj apo t’a kaloj pjesën më të madhe të jetës. Idetë tona janë të lidhura me emocione të panumërta me studimin e mënyrës së jetesës për çdo klient në veçanti, pikërisht fakti i studimit të një personaliteti e më pas rezultati i dizajnit të ambientit të jetesës e ngrit vlerën pse duhet të aplikohet në këto evente për ta kuptuar rëndësinë e arkitekturës secili njeri.
Enterieri mund të themi se është njëra ndër pjesët më të rëndësishme dhe që luan rol në arkitekturë. Me vet faktin se kemi të bëjmë me ide të cilat duhet të përshtaten, dizajnohen enkas për çfarëdo hapësire duke mundësuar zgjidhjen më të përshtatshme në të gjitha aspektet. Andaj projekti në fjalë një gjë të tillë e ngërthen në vete duke përfshirë zgjidhjen funksionale, dizajnin, materialet si dhe kombinimi i tyre në mënyrën më perfekte të mundur që të arrihet në një ambient klasik.
