
American School of Kosova

Emri: American School of Kosova
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa, Vlatko Korobar
Bashke Autoret: Gazmend Dema
Viti i Projektimit: 2017
Të qenurit fëmijë e edhe adoleshent definitivisht është një ndjenjë e veçantë, ndjenjë e të qenurit pa brenga. Entuziazmi që fëmijët tanë do të kenë kushte më të mira për shkollim, të kenë një shkollim ku me dëshirë nisen për në kampus, ka qenë motivi kryesor që të krijojmë një ambient pozitiv dhe energjik. Shkolla tashmë përpos mësimit është lojë, argëtim dhe çdo gjë tjetër, faktorë të cilët bëjnë mësimin më atraktiv.
Hapësira multifunksionale ku shumë qëllime zhvillohen në një vend, ndriçimi natyral në çdo hapësirë, llojllojshmëria e ngjyrave dhe inkorporimi i gjelbërimit në hapësirat e brendshme janë disa nga komponentet që e karakterizojnë kampusin e ri të American School of Kosova.
Oborri është pasuruar me oaza rrethore të cilat në disa raste janë gjelbërim e në disa raste të mbushura me lojëra për fëmijë, të gjitha këto të ndërlidhura në mes vete. Poashtu, i pasuruar me amfiteatrin për shumë qëllime, terrenin e hapur për sporte të ndryshme dhe terrenin e mbyllur. Këto përfshijnë një sipërfaqe prej 2670 m2 duke i dhënë emrin Kampus.
Çerdhja karakterizohet me galerinë qendrore, e cila lidhë të gjitha hapësirat përreth bashkë me atriumin e brendshëm, brenda të cilit rritet një ulli shumëvjeçar. Kjo pemë të lë përshtypje që do të jetë aty dhe do të përcjellë gjenerata e gjenerata!.. Ulliri i njeh të gjithë nxënësit, ai e din se cilët prej tyre do të jenë liderët e së ardhmes!. Herë pas here lë përshtypjen e një gjyshi, i cili dashurinë që merr nga jashtë e shpreh të fëmijët. Ndriçimi që vjen nga lartë i shton vlerën galerisë dhe krijon ambient të përshtatshëm për shumë funksione, me një fjalë krijon jetë.
Çerdhja është e koncipuar në dy etazhe të ndara me funksione, duke u bazuar në standardet e institucioneve edukative-arsimore dhe ka sipërfaqe prej 1480 m2
Shkolla e mesme duke pas parasysh që ju dedikohet adoleshentëve, natyrisht është një ambient me sipërfaqe më të madhe e cila arrin afër 6605 m2. Shkolla karakterizohet me elemente më të rritura, horizontale dhe vertikale.
Sutereni është i mbushur me ambiente teknike, laboratore dhe ka kuzhinën së bashku me menzën e të ushqyerit.
Përdhesa e cila mban në vete hyrjen kryesore si element i rëndësishëm me një hapësirë mjaft të lirë mundëson të mbahen aktivitete të ndryshme. Kjo pjesë është e mbushur me gjelbërim dhe ka auditoriumin me tri galeri, të cilat lidhin tri katet e sipërme. Galeritë dhe auditoriumi janë të ekspozuara nga ndriçimi natyral zenital, që e bëjnë shkollën të funksionojë si një tërësi.
Secili etazh ka ngjyrën e vet karakteristike, duke i dhënë identitet të ndryshëm secilit prej tyre. Ndërsa nga galeritë, levizja e ngjyrave përceptohet si tërësi.
Mbi të gjitha, kampusi do të cilësohet si i kompletuar kur të përfundohet edhe objekti I shkollës fillore dhe objekti multifunksional.
Kampusi ASK eshte shembull i trajtimit te shkollave ne ditet te sotit, ku cdo gje e nevojshme per femijet eshte e vecante dhe e dashur. Trajtimi i hapesirave te lira dhe gjelbrimit jane faktoret dominues ne hapesirat e perbashketa ne te dy objektet e shkolles.
Qerdhja me nderlidhjen e hapesires se jashtme me te brendshmen nepermes te atriumit dhe galerise e ben te vecante dhe te dashur.
Shkolla me hapesiren hyrese dhe lidhjen e galerive me auditorium ben qe shkolla e endrave tona te jete realitet.
