
Barista's

Emri: Barista’s
Kompania Projektuese: Studio ARTEC
Arkitekti Kryesor: Ilir Llonçari
Bashke Autoret: Lorik Lloncari, Ereza Emini
Viti i Projektimit: 2018
Barista’s është zinxhir i Coffe Shopeve (ushqim dhe ëmbëlsira) andaj konform funksioneve duhej te krijohej një hapësire dinamike që pasqyron diversitetin e klientelës aktuale.
Lokali u trajtua ne atë mënyre qe te kete disa lloje te ambienteve brenda hapësirës, në përputhje me ofertën e produkteve të ndryshme të këtij coffe shop-i. Përdorimi i shume ngjyrave për te arritur efekt estetik është mjaft i guximshëm por asnjëherë nuk i ikë të qenit i balancuar. Inspirimi eshte marre nga Piet Mondrian, artist i shekullit XX i njohur per artin e tij abstrakt dhe përdorimin e paternave gjeometrike shumëngjyrëshe. Arti i Mondrian karakterizohej me kërkimin e vlerave universale dhe estetikës. Duke respektuar këtë frymë, lokali është i dizajnuar me ngjyra komplementare ku dominojnë ngjyrat simbol të Mondrian. e kaltër, e portokallta, e gjelbër dhe ajo e kuqe ndërsa elementet tjera janë me ngjyra natyrore te materialeve te përdorura. Materialet natyrore të përdorura janë druri i bungut, sipërfaqe me dru ngjyre arre dhe hekuri.
Zgjidhja funksionale e lokalit konsiston nga pozicionimi i banakut ne mes te lokalit për te ofruar qasje te lehte për shërbimin e lidhur me kuzhinën ndërsa e gjithë pjesa dedikuar klientëve ndodhet përreth banakut. Në funksion të ofrimit të një hapësire atraktive është bere një loje me nivele dhe me vëllime të ndara ku dominojnë dy vëllimet e veshura me dru ngjyre arre brenda te cilave krijohet një hapësire intime qe hapet ne drejtim te pjesës tjetër te lokalit dhe një pjese e ngritur ne dy shkalle me kolltuqe te rehatshme. Ne hapësirën me te gjere te lokalit te rrethuar me tavolina te dekoruara me motive te Mondrianit gjendet tavolina e komunitetit me një forme dinamike dhe me disa ndërprerje për gjelbërim ku është mbjellë një dru i ullirit i cili përveç dekorit te lokalit shërben edhe për te dhënë privatësi ne tavolinën e madhe ne mes te grupeve te ndryshme. Tavolina shërben për klientët individual, ata të cilët janë ulur për të konsumuar një kafe të shpejtë, apo edhe si vend pritjeje derisa te ketë ndonjë tavolinë të lirë. Ne këtë tavoline për ulje janë përzgjedhur kolltuqet shumëngjyrëshe.
Ne kuadër te lokalit po ashtu është një qoshe ku përgatiten pije freskuese dhe artikuj te tjerë te freskët e ashtuquajtur FRESH CORNER. Kjo hapësirë diferencohet nga pjesa tjetër e lokalit përmes trajtimit me materiale ndryshe nga pjesa tjetër e lokalit, sikur: panel te kompaktësuar OSB për muret, ndërsa banaku është i mbështjellë me shufra te kallamit, të cilat përshtaten me funksionin e paracaktuar të kësaj hapësire.
Ne përgjithësi ne lokal është arritur te krijohet një hapësirë e këndshme me shume mundësi dhe variacion te uljeve.
Perdorimi i ngjyrave komplementare dhe balancimi i shumë ngjyrave per te krijuar nje ambient te këndshëm si dhe koncepti i hapësirave te ndryshme per te krijuar sa me shume ambiente qëndrimi te lidhura ne harmoni mes veti.
