
KORPORATA BUÇAJ

Emri: KORPORATA BUÇAJ – Administrate Biznesi
Kompania Projektuese: TIKI shpk
Arkitekti Kryesor: Adriatik Bytyqi
Viti i Projektimit: 2015
Lokacioni i objektit paraqet pikë të rëndësishme për vet karakterin e objekti si korporate për Administrate biznesi. Ai gjendet në magjistralen Prishtinë-Shkup. Ka etazhitet B+P+2K me funksionet përcjellëse administrative të brendshme dhe depot e produkteve, objekti në fjalë ka një sip. prej 21,297.0m2 dhe sip. përreth prej 4.792 ha. Viti i ndërtimit të objektit është 2015. Sa i përket përmbajtjes së objektit është i ndarë në dy pjesë, pjesën administrative dhe pjesa e depos. Mirëpo karakteri dhe destinimin e këtij projekti mundësojnë që të jetë i kompletuar edhe objektet përcjellese të cilat i mundësojnë karakterin e një korporate për të zhvilluar aktivitetin si qendër biznesi. Në një objekt si ky ku mund të zhvillohen përveç punëve të korporatës mundësohen edhe organizimet që mund t’i ketë kompania në hapësirat e organizuara dhe parapara për zhvillimin e trajnimeve, eventeve të ndryshme të departamenteve përberëse.
Meqenëse objekti në fjalë ka një hapësirë të madhe në vete edhe organizimet e hapësirave janë të ndara në bazë të departamenteve.
Secili departament është i organizuar dhe konceptuar në frymën e karakterit të veprimtarisë. Me një enterier të mirëfilltë bashkëkohor, me material të kohës dhe ekologjike.
Dizajnimi i enterierit përvec hapësirave të punës është menduar t’i ketë edhe pjesët plotësuese me aksesore dhe detale artistike të cilat janë të punuara me finesë.
Enterieri është i dizajnuar dhe konceptuar nga një ide ndryshe prej objekteve me karakter administrativ klasik te viteve të kaluara. Këtu janë paraparë hapësira të mëdha dhe të hapura që mundësojnë një komunikim intern mes kateve përmes galerisë brenda objektit.
Projektet që janë me gërshetim të shumë funksioneve kanë vlera të larta andaj ne patëm mundesinë e projektimit, dizajnimit të enterierit në një objekt të tillë me një vëllim shumë të madh të siperfaqës. Gërshetimi i shumë funksioneve ndikon dukshëm në shprehjen e enterierit. Enterieri i objektit Administrate Biznesi mund të konsiderohet si projekt i rëndesishëm për vet faktin që ngerthen në vete një hapësire të madhe të departamenteve, ku secila hapësire shprehe karakterin e veprimtarisë përmes enterierit, dhe njëherit ndjenja e të punuarit shndërrohet në një kënaqësi dhe qetësi shpirtërore.
Enterieri me nje arkitekture bashkëkohore, me nje ambient relaksues me dinamiken punës e bënë edhe më të fuqishëm shprehjen e dizajnit të enterierit. Pra me aplikim të materialeve të cilat janë të një veçantie dhe unike të aplikuara dhe pershtatura enkas për ambientet e objektit.
Dizajni, puna dhe përkushtimi i enterierit është i fuqishëm nga detaji me i vogël e deri tek skulpturat unike të gdhendura me motive të kompanisë.
