
Jack Daniels

Emri: Jack Daniels
Kompania Projektuese: Studio ARTEC
Arkitekti Kryesor: Ilir Llonçari
Bashke Autoret: Lorik Lloncari, Ereza Emini
Viti i Projektimit: 2018
Lokali gjendet ne qytetin e Pejës dhe është një prej lokaleve qe ekziston me se gjati ne qytet. Ne këtë lokal ideja e projektit duhej te kishte qasje bashkëkohore ndërsa dizajni duhej te reflektonte një bar tipik te whiskey-it.
Kjo u arrit duke provuar për se pari here dizajnin total modular ku i gjithë lokali u nda ne module te njëjta 90she dhe vetëm duke i atribuuar çdo moduli ne veçanti funksione te nevojshme u arrit te krijohej një atmosfere tipike për whiskey bar. Se pari janë vendosur modulet metalike te cilat shërbejnë për te montuar te gjitha elementet tjera. Ne funksione te dizajnit te enterierit janë konsideruar: dollapët, pultet dekori, brendimi etj.
Ne lokal dominon druri me ngjyre bungu te erret me disa module te ngjyrosura me te kuqe. Po ashtu te gjithë dollapët dhe dekoret janë te vendosura ne module. Ne lokal banaku është i ndërtuar tërësisht nga betoni i lustruar me një grafit abstrakt te qytetit te Pejës. Ne mes te lokalit është një tavoline e madhe me stola ndërsa një pjese është e organizuar me një kolltuk te gjate te rehatshëm dhe ne anën tjetër me tavolina te vogla te veçanta. Ndriçimi luan rol te rëndësishëm ne tere ambientin dhe është i shpërndarë ne mënyrë qe te krijoj atmosfere te veçantë dhe te ngrohte.
Hollësitë nga metali dhe betoni i japin hapësirës një doze te vrazhdësisë te nevojshme për te krijuar ndjenjën e qëndrimit legere dhe joformal ne lokal.
Andaj, JACK LIVES HERE.
Projektimi modular ne enterier si nje koncept plotësisht i ri ne qasjen e trajtimit te hapësirave te brendshme.
