
Maden Office #77

Emri: Maden Office #77
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema, Shpat Pozhegu, Rashit Zeneli, Lirijan Ibrahimi, Egzon Dana, Agon Elezi, Urta Halili, Zexhina Shehu
Viti i Projektimit: 2018
“Këpucëtari për vete i ka këpucat e vjetra”, kjo një thënie e vjetër, të cilën e kemi sfiduar dhe jemi munduar që ta tregojmë të kundërtën.
Studio e arkitekturës e dizajnuar nga vetë ata!
Nuk ka qenë aspak e lehtë të menduarit për vete dhe njëkohësisht dëshira për të treguar më të mirën që mund të bëjmë, poashtu menaxhimi i buxhetit tonë nga vetë na…mjaft e komplikuar!. Sipërfaqja mjaft kompakte për një ekip prej 13 vetash – përcaktues i trajtimit të hapësirës me kujdes dhe efikasitet.
Dëshira jonë që të shprehim energjinë pozitive në këtë zyre, poashtu konceptin që e ndjekim në çdo projekt- të shtojmë vlerë në gjëra më pak të vlefshme, rezulton në një ambient shumëngjyrësh, me nuanca të ndezura lehtë dhe kontraste të komponuara. Duke vlerësuar dhe respektuar materialet e vrazhda të ndërtimit (betonin, bllokat e argjilës) tentojmë të tregojmë që secila fazë e ndërtimit e ka rëndësinë e vet dhe njëkohësisht tregojmë që e vrazhda në kombinim me artin mund të duket e butë dhe e dashur. Arti bën që secili material, i lehtë apo I fortë, i butë apo i vrazhdë të bëhet pjesë e orkestrës, që bën të bashkëjetojnë të lumtur.
Grafiti i cili vallëzon nëpër zyre, fillon nga dyshemeja e bardhë nga epoksi e nëpër mure betoni, mure me blloka argjile, dollapa druri e nëpër të gjitha dyert. Dominon zyren si një vepër egoiste, e cila nuk njeh asgjë që i del perpara. Cdo gjë ajo e mbizotëron! Kjo vepër e punuar nga Mimoza Rraci dhe e ideuar nga ekipa punonjëse, tregon gjënë më të vlefshme që kemi ne – projektet tona, ato të cilat na bëjnë të dallohemi, ato të cilat për ne janë gjithcka.
Kjo tregon gjurmët në zyret tona, që arkitekti dhe arkitektura shtreson nëpër kohë, kjo na bën të ndihemi të përgjegjshëm për cdo gjë që bëjmë e njëkohësisht të rëndësishëm për fuqinë që kemi.
Organizimi me hapësira sa të ndara aq të përbashkëta, tregon vlerën më të madhe që kemi –‘’Ekipa’’, ku secili prej nesh është më i vlefshmi.
Pozita në katin 14, katin më të lartë të Kullës se Muhaxhereve, është vlerë e shtuar e cila me pamje nga qyteti i Prishtinës dhe më larg, na inspiron gjatë gjithë kohës e me theks të veçantë në pasditet me perëndimin e diellit mbi kodrat e largëta.
Zyret Maden Group jane shembull i ngritjes se vleres se materialeve te vrazhda me ane te artit.
Perdorimi i ngjyrave me shume nuanca ne kombinim me ngjyren e bardhe ben qe zyret te duken sa te ngarkuara aq te thjeshte, mbi te gjitha shume atraktive.
Shfrytezimi maksimal i hapesirave eshte nje faktore tjeter me rendesi te vecant ne cdo cep te zyres.
Mbi te gjitha ambient atraktiv dhe i lakmushem per secilin.
