
Ponte Coffee and More

Emri: Ponte Coffee and More
Kompania Projektuese: TRA Architecture
Arkitekti Kryesor: Ermir Bajmaku, Erdon Koqinaj, Gjon Delhysa
Viti i Projektimit: 2017
Lokalizuar ne qendren historike te Prizrenit perballe monumenteve si Ura e Gurit, Arasta, Xhamia e Sinan Pashes, me tradite te lashte te mikepritjes dhe sherbimit te kafese, pijeve te ndryshme dhe ushqimeve.
Emri “Ponte” ne gjuhen Italiane, Portugeze, Kineze dhe gjuhet Galike ka kuptimin “Ure”. Ura eshte nje strukure qe ndertohet te lidh dy pika pa e penguar rrjedhen e ujit, lugines apo rruges perfundi saj. Dicka qe tenton te pajtoje apo lidh dy gjera qe nuk perputhen.
Pikerisht Ponte ishte nisma e pervijimit te konceptit ku tentimi i gershetimit te stileve te ndryshme dhe adaptimi i objektit te vjeter kundrejt trendeve bashkekohore i japin lokalit ndjenje eklektike.
Trajtimi i enterierit eshte bere me elemente bashkekohore por ne te njejten kohe duke respektuar dhe ruajtur elementet e gjetura ne objektin ekzistues.
Objekti i vjeter ne te cilin kafeteria eshte implementuar ka perjetuar komplikime strukturale gjate kohes dhe ne te cilen eshte dashur te behen nderhyrje te teresishme ne enterier. Lidhja ndermjet etazheve (perdheses dhe katit) ka qene e papershtatshme sepse objekti ekzistues shkallet per ne etazh i ka patur nga jashte. Pikerisht ketu eshte shfaqur Ura – lidhja e cila nepermjet shkalleve te reja ka bere komunikimin ne mes etazheve te ndryshme (gjithashtu edhe ne trajtim te enterierit etazhet variojne). Perdhesa jep ndjenjen e nje Coffee Shop klasik (ekuivalent me kafenete e qytetit me ndikim neoklasik si te Vjenes, Zagrebit, etj) ndersa Kati I me teper si nje bar modern me doze te duhur te rehatise per takime te ngrohta te shoqerise. Tavolina e gjate ne perdhese fton shoket dhe koleget te ulen, rrine, dhe punojne se bashku nen shijen e kafese dhe menyse se begate. Si zgjatim i katit te pare eshte edhe kendi per duhanpiresit i trajtuar me elemente te gjelberta, vazo me gjelberim dhe myshqe te cilat kane funksione te dyfishta: ngacmimin e nderdijes se duhanpiresit duke aluduar ne efektin psikologjik te tentim-nderprerjes se duhanit dhe efekti i pastrimit te ndotjes se ajrit.
Permes ngjyrave, teksturave dhe formave te cilat i rreferohen pastertise se materialit dhe finesave estetike, Ponte Coffee and More sherben si manifest i Arte Povera. Pershtypja e menyres se sakte dhe te ndjeshme te perdorimit te materialit duket kinse eshte e ankoruar ne diturine e lashte te perdorimit njerezor te materialeve ku tejkalohen te gjitha botekuptimet kulturore (P.Zumthor).
Aspekti i thjeshtesise dhe thelbesores i aplikuar me hijeshi dhe funkcionalitet luan rol jetik ne Ponte Coffee and More duke ofruar klienteve nje perjetim te kendshem estetik.
Rendesia e projektit qendron ne faktin se enterieri i ka sherbyer si katalizator ne rritjen e standardit te projektimit si dhe ne rritjen e nivelit te investimeve ne nje zone ku historikisht, investimeve ne aspektin e enterierit iu eshte kushtuar mjaft pak rendesi. Ambienti i ri i projektuar ne fjale ka sherbyer si Trimtab (sic e thote B. Fuller) edhe per lokalet tjera ne zone dhe e ka krijuar nje trend te ri ku lokalet sherbyese jane rritur ne siperfaqe, komoditet dhe kosto te investimeve. Gjithashtu e ka ringjallur nje zone te ishullit te Carshise se Prizrenit e cila ka qene e braktisur dhe e lene ne harrese. Si epilog kemi nje enterier bashkekohor me gershetime te stileve duke respektuar analogjine historike te zones dhe ndikimeve stilistike te periudhave te ndryshme dhe krijimin e nje pike rreferimi te ri ne qytet.
