
Fasada Ish-Bankkosi

Emri: Fasada Ish-Bankkosi
Kompania Projektuese: Tiki
Arkitekti Kryesor: Adriatik Bytyqi
Viti i Projektimit: 2015
Lokacioni i objektit paraqet pikë te rëndësishme në kontekstin urban të Prishtinës. Ai gjendet në rrugën “George Bush” përballë fakultetit të muzikës, i interpoluar ndërmjet dy objekteve shumëbanesore të cilat njëkohësisht bllokojnë dy anë të këtij objekti. Ka etazhitet b+p+4 me funksionet përcjellëse administrative të brendshme dhe ka sip. Brutto prej 2763.00m2.
Viti i ndërtimit të objektit është 1970 nga n.n. “Ramiz Sadiku”
Sa i përket përmbajtjes së objektit përdhesa, kati i parë dhe kati i
dytë shfrytëzohet për afarizëm, kati i tretë dhe kati i katërt administratë.
Një destinim i tillë që përmbanë objekti në fjalë është karakteri i
cili i jepet këtij objekti duke pasur parasysh pozitën dhe lokacionin në të cilin ndodhet .
Për sa i përket materialeve të cilat janë përdorur kemi të bëjmë me materiale që japin qendrueshmëri, dizajn, funksion dhe përshtashmëri objektit dhe karakterit të tij në dizajn të brendshëm dhe në pjesën e jashtme. Kombinimi i materialeve që janë përdorur në fasadën e objektit është fasadë e ventiluar në emitim mermeri, ndërsa janë përdorur
edhe pjesë në emitim të drurit të cilat njëherit i japin ngrohtësi objektit dhe të cilat janë punuar nga fundermax-i.
Qelqi i cili është përdorur është kategori I cili plotëson të gjitha kushtet cilësore, termike. Pra kemi të bëjmë me dy lloje të qelqit, qelqi i jashtëm i
temperuar (për arsye të sigurisë së këmbësorëve) dhe qelqi i brendëshëm LOW-E. Sa i përket fasadës janë aplikuar profile Schüco – fasadë gjysëmstrukturale.
Një gjë e tillë e aplikimit të materialeve kualitative përveç fasadës e njëjta kategori është perdorur edhe në enterierin e objektit, duke përfshirë këtu muret dhe tavanet.
Dyshemetë padyshim që janë pikë kyçe e objektit për mënyrën e realizimit final të tyre andaj në dyshemetë para objektit janë aplikuar pllaka të granitit jo-rreshqitës.
Për realizimin e një fasade kualitative me funksion dhe dizajn duke patur parasysh të gjitha mundësitë të cilat i ofron ky prodhues ne e kemi përzgjedhur prodhuesin Italian për fasada LAMINAM. E cila na ka mundësuar që njëherit të ruajmë edhe origjinalitetin e materialeve siç kanë qenë para renovimit të objektit.
“Eventet e rendësishme nuk duhet të humben”, duke u nisur nga kjo thënje e tregon idenë primare pse më konkretisht po aplikojmë në eventin e BIENALES SE ARKITEKTURËS. Projekt i punuar me emocione artistike patjetër duhet që të prezentohet edhe te publiku. Një përmbledhje të e tillë e paraqet Genius Loci për Kryeqytetin. Është shumë e rëndësishme të prezentohet intervenimi në ndërtesën ne fjalë, duke e përshkruar se si është ndërtuar, si ka qenë dhe se si është ndryshuar. E rëndesishmja tjetër është që gjëndet në pozitën qëndrore të qytetit, i njohur edhe për banorët e vendeve tjera apo si pikë referuese.
Andaj pikërisht kjo pikë identifikimi që gjendet në zonën qëndrore të qytetit ishte shumë e rëndësishme të bëhej intervenimi në të, i cili ndikojë si një freski për këtë zonë. Një objekt me kaq shumë histori si ky i ish-Bankosit ishte nder e kënaqësi të punohet nga ne. Për faktin e rëndësisë së tij në qytet e kemi parë të rëndësishme aplikimin në Bienale.
Brenda këtij projekti gjendet shumë punë, vullnet e përkushtim duke e ruajtur origjinalitetin dhe formën fillestare të objektit edhe pse janë aplikuar materiale të reja që njëherit janë përshtatshmëri në ngjyrë, pamje me materialet fillestare.
Objektet me vlera të larta duhet të prezentohen e prezentohen që të gjithë t’a kuptojnë se ato tregojnë për historinë tonë dhe arkitekturën e kohës.
