
Konsulata Turke

Emri: Konsulata Turke
Kompania Projektuese: AB Group
Arkitekti Kryesor: Arianit Loxha, Behar Dyla
Viti i Projektimit: 2012
Një nga objektet jo aq të trajtuar në qendrën historike të Prizrenit mu përballë të Urës së Gurit. Për ata që e njohin Prizrenin dhe kontekstin e përmendur e ashtuquajtura Ish Jugobanka.
Objekti privatizohet në vitin 2011.
Në vitin 2012 pronarët e rinj na afrohen (ab GROUP-it) për adoptimin dhe rindërtimin e objektit mjaft të devastuar si nga enterieri por edhe në eksterier nga intervenimet minimalisht thanë jokorekte të ish pronarëve
– Jugobankës, si për shembull vendosja e dritareve metalike “të kohës” në fasadën e objektit por edhe intervenimet tjera.
Projekti është punuar pas definimit të kërkesave të sakta urbane nga KK i Prizrenit dhe Institutit për mbrojtje të Monumenteve pasi që i njëjti si objekt i mbrojtur i nënshtrohet kushteve dhe kritereve mbrojtëse/ndërtuese të këtij institucioni.
Ideja fillestare ishe rikrijimi i një identiteti të ri të vendit (Genius Loci) dhe lidhshmëria e tij në kontekstin më të gjerë të strukturës urbane-historike të bërthamës së vjetër të qytetit të Prizrenit fillimisht përmes Urës së Gurit, tutje Shadërvanit e kështu në sekuencë pse jo deri te pika kulminante e trashëgimisë së Prizrenit te Kështjella e qytetit.
Sfidën e radhës në këtë objekt nuk e kemi pasur aq shume për nga trajtimi i eksterierit kjo edhe për shkak të kushteve strikte urbane si dhe nga inspirimi dhe analogjia e objekteve të ngjashme në qytetin e Prizrenit (por edhe nga qytet tjera shqiptare si Berati, Gjirokastra, Shkodra, Berati, Korça etj.)
Ideja fillestare për të pasur një “dele të zezë” në mesin e objekteve të bardha (tipike shqiptare) të Prizrenit (por jo dhe vetëm) nuk na është lejuar nga Instituti për mbrojtjen e Monumenteve. Ideja përkonte me festimin e 100 vjetorit te Pavarësisë së Shqipërisë ku objekti me fasadë të zezë me çati të kuqe (punuar nga qeramida klasike) do shënonte këtë datë të rëndësishme në vendin/hapësirën dhe kohën e rëndësishme për kombin. Kjo sidomos konsideronim ne për Prizrenin. Sidoqoftë ndoshta për 200 vjetorin.
Sfida e vërtet dhe jo vetëm për nga arkitektura por edhe teknologjia e ndërtimit ka qanë ndërtimi i një bodrumi inekzistent pa cenuar apo dëmtuar aspak strukturën e objektit ekzistues. Po ashtu destinimi/veprimtaria jo saktë e përcaktuar nga vet investitorët/pronarët nuk na lehtësonte artikulimin funksional dhe estetik të hapësirës së brendshme të objektit.
Gjithsesi për nga artikulimi urb/arkitektonik objektit nuk pretendon të jetë shprehje egocentrike e arkitektit/pronarit (ashtu si ndodh shpesh) por përkundrazi qëndron si objekt modest në harmoni me kontekstin historik/urban të qytetit të Prizrenit por në të njëjtën kohë rikrijon një mini hapësirë identitare të re në kuadër të këtij konteksti.
Duke qenë një nga objektet jo reprezentative të bërthamës së vjetër të qytetit të Prizrenit konsiderojmë se objekti i ish-Jugobankës është rast ilustrativ se si një objekt redundant mund të rikthen vlerat e trashëgimisë dhe kontekstit të qytetit edhe pse tërësisht i rekonstruktuar.
