
Motel Nora

Emri: Motel Nora
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Ardita Byci Jakupi, Arbenita Ymeri Rexhepi
Viti i Projektimit: 2006
Projekti është rikonstruktim dhe rimodelim i Motelit origjinal NORA. Motel NORA gjendet në magjistralen Prishtinë- Pejë. Moteli me një arkitekturë modernee ndërtuar në fund të viteve 70 të shekullit të kaluar, gjatë viteve ’90 ka qenë e dëmtuar për shkak të shfrytëzimit nga policia e ish RSFJ. Pas luftës, ka qenë e shfrytëzuar nga KFOR-i për disa vite deri sa është privatizuar nga NT GLLAREVA në vitin 2005. Lokacioni për motel është zgjedhur me kujdes afër udhëkryqit për Gjakovë.
Rikonstruktimi ka përfshi tërë enterierin, mbështjellësin e ndertesës, zdrulthtarinë dhe kulmin e rrafshtë. Po ashtu është rimodeluar edhe peizazhi – qasja, gjelbërimi, tarraca e kafesesë dhe restorantit si parkimi.
Me kërkesë të investitorit struktura e dhomave ka ndryshuar duke iu adaptuar strukturës së ndërtesës, përfshi instalimet nëpër banjo. Investitori po ashtu ka kërkuar një zgjerim të kufizuar të hapësirës së restorantit dhe kafenesë si dhe shtimit të një hapësire për takime.
Moteli përbëhet nga dy tërësi: blloku i dhomave i cili shtrihet në përdhesë dhe katin e parë, dhe pjesa e restorantit dhe kafenesë të lidhura përmes banakut dhe kuzhinës. Enterieri i dhomave është kryesisht prej druri, kurse dyshemeja me parket ahu. Veshja e mureve dhe dyshemeve nëpër banjo dhe tualete si dhe dyshemetë e restorantit dhe hapësirave komunikuese, është bërë me pllaka qeramike.
Autorët kanë insistuar në ruajtjen e frymës së arkitekturës origjinale me cka investitori është pajtuar. Ndryshimet ne vëllimin e ndërtesës janë pak të dallueshme. Fasada është izoluar termikisht dhe është veshur me tulla fasade me çka është ruajtur shprehja origjinale arkitektonike e ndërtesës.
Sipwrfaqja: 1800m2
Katwsia: P+1
Materialet: tullw
Konstruksioni: betonarme
Kulmi: i rrafshtë
Projekti paraqet një shembull se si ridizajnimi i një ndërtese moderniste mund të ruajë tiparet arkitektonike nëse autorët dhe investitori pajtohen se ndërtesa shquhet me vlera funksionale dhe estetike, kurse në pikëpamje të historisë shënon një periudhë të caktuar të zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë.
Intervenimet minimale në vellimin e ndërtesës dhe ndryshimet e vogla në përmbajtje, mund të kondierohen si një qasje e drejtë në rikonstruktimin e ndërtesave moderniste duke e njohur vlerën e tyre dhe duke mos i shpërfytyruar ato.
