
Procredit (Ground & First Floor)

Emri: Procredit (Ground & First Floor)
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema, Shpat Pozhegu, Rashit Zeneli
Viti i Projektimit: 2017
Arkitekture e qendrueshme, e pastër dhe bashkëkohore
Kompozicioni i materialeve ekologjike, kompakte e të qëndruëshme bën që ambienti të ketë një fryme, e cila ndikon në përjetimin dhe afërsinë me të.
Inovacioni i përdorimit të gjelbrimit i përmbushë dhe i jep shpirt hapësirave më pak të shfrytëzuara. Konkretisht tek ashensori në mes të hapesirës, përmes gjelbrimit vertikal arrihet shëndrrimi i tij në element ftues e pozitiv. Poashtu, hapësire nën shkalle e cila tangjenton fasadën ballore, me ndihmën e gjelbrimit të ulët e gjethmbajtës krijon një ishull të lakmuar si brenda ashtu edhe jashtë. Me ndihmën e sferave ndricuese të hedhura natyrshëm e bën atë pjesë ishull të ëndrrave. Vlerë e shtuar e ishullit e cila të percjellë gjatë kalimit të shkallëve është vepra e piktorit tonë Eshref Qahili, e dedikuar dhe e ndërlidhur me ambientin e krijuar.
Dyshemeja e trajtuar me pllaka të mëdha krijon ambient të paster dhe përjetohet lehtë, faktorë që ndikon në afërsinë me vizitorin. Ndërsa elementet gjeometrike jotëregullta të krijuara nga kompakt panelet në mure dhe pllafon krijojnë lojën e dritë-hijes dhe lidhin të dy anët në Perdhese. Pjesë e kësaj strukture janë edhe elementet e njejta gjeometrike të ndricuara që ndihmojne në fuqizimin e këtij detali.
Pro Credit Bank gjendet ne nje zone shume te frekuentuar ne qytetin e Prishtines. Gjendja Ekzistuese nga nje objekt i kohes moderne te Prishtines i renovuar gjate viteve 2000, ku i eshte humbur identiteti autentik duke bartur me vete disa probleme te theksuar, lartesia e kateve dhe ndrrimi i destinimit (nga zyret ne banke). Duke shtu edhe faktin qe konzola e katit te pare ka krijuar efekt negativ ne thkesimin e hyrjes dhe lartesise se etazhes se perdheses.
Trajtimi i fasades ne dykatet si teresi ben qe te krijohet pershtypja qe objekt eshte larguar nga trotuar dhe ka kriju hapesire per qarkullim te kalimtareve. Poashtu ben qe te krijohet pershtypja qe rritet lartesia. Trajtimi i brendshme me dominim te gjelbrimit e shendrron kete objekt ne nje hapesire terheqese dhe te dashur.
Efekti i transparences sikur nga jashte brenda dhe anasjelltas ben qe ky objekt te jete shembull si nje objekt administrativ.
