
AC7

Emri: AC7
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema, Shpat Pozhegu
Viti i Projektimit: 2018
Në nje pjesë të qytetit ku ajo zone karakterizohet nga shumëllojshmëria e ndërtesave, si nga destimini ashtu edhe nga arkitektura, AC7 do të jetë qendra e parë e zyreve në atë zonë.
Sfida kryesore e këtij projekti ishte ngjallja dhe transformimi I asaj zone duke sjellë freski dhe inovacion.
E perbere nga një vëllim unik dhe e “mbështjellur” me qelq në te gjitha anët mundëson që drita dhe vizurat të krijojnë një efekt të madh hapësinor, ku me anë te brisoleve do të mund ta kontrollojmë dritë-hijen.
Një nga materialet tjera kryesore përpos qelqit është edhe Travertina, e cila është një nga gurët më të përdorur ne arkitekturën moderne. Duke e bërë veshjen e mureve dhe te dyshemesë me pllakat e Travertinës, kemi arritur që të shprehim elegancë, seriozitet dhe inovacion.
AC7 ofron zona te ndryshme, private, fleksibile dhe te përbashkëta sa I përket organizimit te brendshëm, ku me anë te arkitekturës është mundesuar liri dhe socializim mes njerëzve që do të punojnë aty.
Nje parim themelor gjatë projektimit që e ka shtjelluar Maden Group ka qene që stafi I cili punon ne ketë administratë të jetë në gjendje te përjetojë udhëtimin e tyre në ndertese si një shetitje ku do të kenë qasje për ne terasë. Në këtë terasë I pret një “mini pyll” I cili paraqet një integrim shembullorë të natyrës me ndertesën, duke e pasuruar atë pjesë si dhe njëkohësisht duke mundësuar inspirim.
Planifikimi i hapësirës është një pjesë e rëndësishme, shpesh e neglizhuar, pjesë e suksesit të secilit biznes. Krijimi i një hapësire të sigurt, funksionale dhe efikase mund të rrisë produktivitetin e secilit qe punon aty. AC7 do te jete nje faktor i rendesishem i planifikimit dhe rregullimit te hapesirave adekuate te punes.
Rendesi tjeter e veqante e AC7 jane hapjet qe mundesojne drite, vizura por qe me ane te brisoleve do te mund ta kontrollojne drite-hijen, varesishte nevojes.
