
Bee Scraper

Emri: Bee Scraper
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema, Shpat Pozhegu, Leart Mullaademi
Viti i Projektimit: 2014
Fjalët kyqe që do të përshkruanin më së miri Bee Scraper do ishin: ritëm dhe lartësi. E projektuar në qendër të qytetit me destinim për administratë, afarizëm dhe njësi banesore, Bee Scraper do të mundësojë qasje të lehtë dhe inkoorporim në kontekst.
Për të aplikuar një koncept të tillë për arkitekturen moderne të sotshme, thjeshtësia merr vendin e pare dhe kjo ishte çfarë ne dëshironim që të ofronim.
I hartuar në përputhje me kontekstin për rreth, Bee Scraper do të rrespekton si dhe do të ofron të gjitha nevojat e banorëve dhe klientëve.
Fasada e sajë me nje ritëm të pastër, hapje të mëdha, lejon driten e diellit te depërtojë në njësitë banesore si dhe lejon të ketë pamje fantastike të qendrës së qytetit, duke joshur banorët e duke u mundësuar atyre jetesë të mirëfilltë.
Aplikimi I materialeve të qëndrueshme, kompakte e të paneleve të parafabrikuara, do të mundeson pamje dhe përjetim unik te ndërtesës. Fasada strukturale, me xhama të mëdhenjë do të mundëson transparencë, efektë të madh hapësinorë si dhe vizura ekskluzive të qytetit.
Bee Scraper do të ofrojë zona të përbashkëta dhe destinime të ndryshme në një volumë të vetëm, e gjitha kjo do të mundësoj liri si dhe socializim mes njerëzve, gjë që arkitektura moderne lobon dhe vazhdon te ketë synim këtë gjë.
Terasat e medha, të shoqëruara me gjelbërim japin një vlerësim, dizajn inovativ si dhe shoqërim me natyrën. Mbi të gjitha këto elemente e bëjnë këtë ndërtesë një Arkitekture efikase dhe efiqiente njëkohësisht.
Bee Scraper eshte nje ndertese e larte e banimit kolektiv duke perfshire edhe hapesira komerciale, ne Prishtine. Ku me plan regulativ eshte parapare qe ne ate zone te mbizoteroj ndertimi i larte. Arkitektura e Bee Scraper do ze vend te veqante ne ate zone me karakteristikat e veta si: ritmi, lartesia dhe eleganca qe ka. Me ane te Bee Scraper kjo zone e qytetit do te ndihmohet ne te gjitha aspektet e sidomos nga e efiqiences, ku do te mundesoj gjelberim ne te gjitha katet.
