
Cube Building

Emri: Cube Building
Kompania Projektuese: Studio ARTEC
Arkitekti Kryesor: Ilir Llonçari
Bashke Autoret: Lorik Lloncari, Ereza Emini
Viti i Projektimit: 2018
Objekti i banimit CB është i ndërtuar mbi idenë e banimit modular ku çdokush mund te krijoje hapësirën e banimit ne baze te nevojës dhe dëshirës. Ideja bazohet mbi njësinë dyzet e pese “45” qe mundet te kombinohet ne mënyra te ndryshme me multiplikim. Objekti ne nomenklature njihet si objekt me galeri ku gjithë hapësira e banimit është e orientuar ne njërën ane (anën jugore).
Objekti është i kombinuar me afarizëm ne suteren, katin përdhese dhe zyra ne katin e fundit te cilat lidhen me një ashensor panoramik ne fasadën e objektit, i cili po ashtu pasuron atë me një element dinamik.
Ne anën e pasme te objektit te gjitha galeritë janë kopshte te gjelbra te cilat zëvendësojnë me 40% sipërfaqen e zënë nga objekti e njëkohësisht banoreve ju krijojnë hapësira te gjelbra për shfrytëzim. Po ashtu brenda gabaritit te objektit mbi mbulesën e lokaleve është hapësira për loje te fëmijëve.
Koncepti na mundëson qe te krijojmë shume tipe te njësive te banimit duke pasur parasysh gjithmonë vijën funksionale (gjysmë publik dhe privat) ku me këtë nënkuptohet se te gjitha hyrjet janë te dizajnuara ne atë mënyre qe te shpijnë drejtpërdrejtë ne qëndrim ditor ndërsa hapësirat e fjetjes janë gjithmonë te degazhuara. Kombinimet e njësive nuk janë te kufizuara vetëm ne drejtimin horizontal por edhe ne atë vertikal kështu qe ekziston liria e krijimit te hapësirave te banimit ne kate.
Duke pasur parasysh jetën bashkëkohore shumica e zgjidhjeve te njësive banesore neper hapësira te fjetjes kane gardëroba te dedikuara.
Projekti mëton te krijoj një mundësi te re ne formën e banimit kolektiv duke i dhënë mundësi me fleksibilitetin e projektuar njerëzve te krijojnë hapësirat e tyre te banimit sipas dëshirës.
