
Hill Residence

Emri: Hill Residence
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema, Shpat Pozhegu
Viti i Projektimit: 2015
Kompleksi shumëbanesor në Prishtinë – HILL RESIDENCE
Kompleksi Hill Residence do të bëhet një qendër banimi, e cila ndërlidhë objektet banesore mes veti. Kompleksi do të përmbajë parqe, shtigje për këmbësorë, parkingje, qendër sportive rekreative, pishina, fitnes dhe spa dhe shumë kënde për fëmijë. Këto kushte që ofrohen u mundësojnë banorëve të kenë një qasje direkte në aktivitete të ndryshme në këtë lagje. Kompleksi shumëbanesor me një arkitekturë moderne dhe një plan detal rregullativ do të jetë ndër projektet më kualitative që janë projektuar ndonjëherë në Prishtinë.
Zona ku planifikohet të ndërtohet kompleksi gjendet në periferi të qytetit, saktësisht në pjesën ku është duke u shtrirë zona Prishtina e re.
Projektimi dhe ndërtimi objekteve plotëson të gjitha kërkesat e banorëve në një qendër banimi, me ambiente komode dhe kualitet te lartë. Sipërfaqja e lokacionit është 14.582 m2.
Lokacioni i kompleksit në periferi të qytetit ofron qasje të lehtë në spitalin qëndror të Prishtinës, shkolla, kopshte për fëmijë, institucione të ndryshme administrative etj.
Arkitektura e kompleksit veçohet shumë nga pamja, e cila përmban në veti një stil modern me fasadë të pastër nga tullat katërkëndëshe, ngjyrë gri me hije të së hirtës së errët, të kaftes dhe të zezës.
Vijat e pastërta të projektimit vërehen te dritaret dhe balllkonet, që japin një ambient të mrekullueshëm. Është vendi prej nga mund të vëreni freskinë dhe ajrin e pastërt që ofron vendndodhja e kompleksit. Krahas këtyre veçantive që ofron kompleksi, vlen të ceket dekori me brisole vertikale prej druri në ballkon, që krijon ngrohtësi dhe njëkohësisht krijon hije për të ofruar kushte të përshtatshme në qëndrimi ditor.
Zona e qetë dhe ajri i pastër i këtij kompleksi janë kushte shtesë që e dallojnë dhe e bëjnë edhe më të veçantë nga projektet e tjera.
Kompleksi Hill Residence eshte shembull i trajtimit te nje kompleksi banimi ku ne vete permban te gjitha destinimet percjellese, poashtu nje tereni me pjertesi te theksuar. Arkitekture e qendrushme dhe e paster, kjo eshte ajo qe e karakterizon kete kompleks, duke mos harru trajtimin urban dhe insolimin e seciles njesi banesore.
