
Komuna e Gjakoves

Emri: Komuna e Gjakoves
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Arbenita Ymeri Rexhepi, Ardita Byci Jakupi
Viti i Projektimit: 2016/2017
Ndërtesa e komunës së Gjakovës përfshinë rikonstruktimin e ndërtesës ekzistuese dhe zgjerimin e saj.
Koncepti i ndërtesës gjenerohet nga pozita e ndërtesës ekzistuese dhe kërkesave programore për Komunën e re. Janë dy breze qelqi që artikulojnë konceptin e transparencës dhe integrimit – njëri horizontal përgjatë katit përdhesW dhe një vertikal që shënon ndarjen mes dy vëllimeve – ekzistues dhe aneksit të ri. Në përdhese – një brez horizontal i qelqit ofron një atmosferë mikpritëse dhe transparente për qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime komunale. Brezi vertikal është një zbrazëti që shkon deri në katin më të lartë për të bërë një lidhje vizuale mes departamenteve që ndodhen nga kati i parë deri në katin e katërt dhe sallën e Kuvendit të vendosur në katin e pestë të ndërtesës së re. Kjo lidhje është e pasuruar me një mur të gjelbër në mënyrë që gjelbërimi të mund të kontribuojë në ajrosjen e natyrore në hollin kryesor gjatë ditëve të nxehta të verës dhe ta bëjë atë të ndihet më i gjelbër gjatë dimrit.
PËRDHESA është një hapësirë e hapur hapësinore me sportelet dhe zyrat ku ofrohen shërbimet komunale për qytetarët. Ajo është e organizuar në atë mënyrë që të mund të përshtatet me ndryshimet që mund të ndodhin kohë pas kohe. Zona e sporteleve është e lidhur me administratën në dy mënyra – drejtpërsëdrejti përmes shkallëve apo ashensor në ndërtesën ekzistuese dhe përmes korridorit dhe recepcionit te hyrja e stafit.
ZYRET – Drejtoritë janë të vendosura nga kati i parë deri në katin e katërttë shpërndara sipas natyrës së punës dhe shërbimeve dhe lidhen mes tyre në bazë të punës së përbashkët që ato kanë. Në çdo kat sallat e takimit vendosen në mënyrë qendrore, ashtu që të sigurojnë qasje të lehtë për të gjithë punonjësit. Secili departament është i organizuar në një hapësirë më të madhe të zyrës brenda të cilës pozicionet e menaxherit janë të ndara në kabinat ose në zyrën e pavarur. Të gjitha vendet e punës janë me ndriçim natyral.
ZYRA E KRYETARIT TË KOMUNËS – gjendet në katin e katërt të ndërtesës së re. Duke u shtrirë përgjatë fasadës, është artikuluar në fasadë me një brez të dritareve me pamje nga pjesa lindore e qytetit duke përfshirë edhe bërthamën e qytetit historik.
SALLA E KUVENDIT – ndodhet në katin e pestë të ndërtesës së re. Ajo lidhet me tarracën e hapur në kulmin e ndërtesës së vjetër i cili mund të shfrytëzohet për ngjarje të ndryshme të organizuara nga komuna. Në këtë kat ndodhet edhe kafeneja me pamje kah qyteti i Gjakovës.
PARAQITJA VIZUALE – ndërtesa përbëhet nga dy vëllime – ndërtesa ekzistuese me shtrirje gjatësore në pesë kate dhe vëllimi i ndërtesës së re gjashtë-katëshe e organizuar në mënyrë qendrore. Qëllimi wshtw tw artikulohet dallimi mes të vjetrws dhe të resw që është arritur përmes brezit vertikal tw qelqit. Veshja e fasadës me tulla të fasadës – ngjyrë bezh, tenton të na rikujtojë muret e vjetra me tulla të lyera me gëlqere, një veçori lokale urbane në Gjakovë dhe qytete të tjera në Kosovë.
Sipërfaqja: 6555 m2
Katësia: B+P+6
Materialet: tulla, pllaka kompozite
Konstruksioni: beton
Kulmi: kulmi i gjelbër
Hapësira e punës ndikon në efikasitetin e punës së stafit ndërsa teknologjitë e reja gjithashtu ndikojnë në punën e zyrës së administratës komunale. Në këtë projekt jemi përpjekur të zbatojmë principet më të reja të projektimit të hapësirave për punë adminsitrative si:
• Mbështetje për punonjësit
Punonjësit të trajtohen drejtë dhe të kenë vend pune të shëndetshëm, të sigurt dhe të lehtë, duke përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta.
• Ndryshimi i vendit të punës
Në përgjithësi, vendi i punës po ndryshon. Teknologjia është më e fuqishme, më e lëvizshme dhe e integruar, duke mundësuar fleksibilitet më të madh në punë dhe hapësirë. Hapësirat e punës duhet të akomodojnë individë dhe grupe që janë gjithnjë në lëvizje, duke kërkuar fleksibilitet dhe përdorin pajisje të teknologjisë së lëvizshme.
• Fleksibiliteti
Planifikimi hapësinor duhet të lejojë ndryshime në organizatën ose në llojin e punës. Kjo mund të arrihet përmes një numri më të vogël të llojeve të punës, si dhe nëpërmjet fleksibilitetit.
• Zhvendosja e njerëzve, jo e orendive
Në rast se ka ndryshim në staf ose ndryshim në metodat e punës, zhvendosja e grushtit do të jetë për stafin me nevoja të ngjashme pune në një vend tjetër pune në vend të ndryshimit të të gjithë vendit të punës.
• Ndërtimi i cilësisë – dukja
Cilësia e hapësirës së punës në enterier por edhe eksterier janë të rëndësishëm për efikasitetin e punës.
• Qëndrueshmëria dhe eficienca e energjisë – lidhur me rritjen së komforit të mjedisit të punës si kursimit të energjisë gjatë operimit
