
Kroi i Mbretit

Emri: Kroi i Mbretit
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema, Shpat Pozhegu
Viti i Projektimit: 2018
Inspirimi për këtë objekt ishte lokacioni në të cilin është planifikuar të ndërtohet. Vendi shkëmbor, rrjedha e ujit, materialet lokale, pishat ekzistuese ishin frymëzim për dizajnimin e një objekti të tillë.
Kështu, koncepti I formësimit të objektit është rezultat nga ruajtja e ambientit, materialeve në natyrë. Emri I projektit rrjedh nga gojëdhënat, legjendat për kroin, I cili rrjedh pandërprerë në rrethinën ku është caktuar të ndërtohet objekti. Bëhet fjalë për “Kroin e Mbretit”, i cili sipas banorëve ekziston prej shekujsh. Uji i freskët i këtij kroi ju shërben edhe sot banorëve të këtij fshati dhe fshatrave përreth.
Sipas legjendës thuhet se një mbret ishte ndalur për të pushuar në vendin që tashmë quhet “Kroi i Mbretit”, kali i tij kishte shpuar gurin me këmbë, në të cilin ishte ulur mbreti, dhe nga aty kishte filluar të rrjedhë ujë. Sot vendi njihet si “Kroi i Mbretit”, dhe me këtë legjendë janë rritur të gjithë banorët e zonës.
Objekti është konceptuar të ketë formë kompakte, si forma më e stabile dhe më e përshtatshme në funksionalitet. Që objekti të integrohet sa më mirë dhe të sigurojë permeabilitet, pjesa qendrore është e hapur ndaj natyrës. Kjo pjesë shkrihet apo depërton objektin, duke e bërë kështu që Hoteli të ketë një Atrium apo Galeri të mrekullueshme. Është pjesa e cila zgjon kërshërinë dhe është inspirim I përditshëm për banorët e Hotelit.
Hoteli del si shkëmb, del si gur, si pjesë e natyrës.. Ai qëndron I ngulitur në terrenin e pjerrtë sikur të ishte pjesë e atij vendi prej shumëkohësh. Me këtë është arritur edhe efekti në aspektin estetik-dukjen e jashtme të objektit sic njihet edhe si efekti ‘’up in the air’’. Orientimi I objektit është bërë në atë mënyrë që ta plotësojë funksionalitetin e kthinave të organizuara brenda si dhe njëkohësisht duke e ndihmuar që të arrihet efekti i lartëcekur.
Kompozicioni i materialeve ekologjike e të qëndrueshme të përdorura, bën që objekti me ambientin përreth të ketë një frymë, e cila ndikon në përjetimin dhe afërsinë me të, përkundër që është madhështor.
Pjesa me qelq e aplikuar në nivelin mbi terren, përmes transparencës të zgjon ndjenjën e vazhdimit të terrenit dhe shkëmbinjëve. Aplikimi I brisoleve vertikale nga druri, përvec që mundësojnë ndriçimin e balansuar në objekt, gjithashtu I japin pastërti objektit dhe krijojnë një lojë në fasadë. E gjitha kjo varet nga disponimi I vizitorëve të hotelit. Kjo tregon për rëndësinë e vizitorëve.
Dukja e jashtme e objektit ofron thjeshtësinë dhe njëkohësisht me hapjet e mëdha i mundësojnë ndriçim maksimal njësive të brendshme.
Hoteli është i plotësuar edhe me hapësirat rekreative si fushëlojëra për fëmijë, fushat e tenisit, fushën e basketbollit, fushën e golfit, shtigje për shëtitje, kafiteri dhe restaurant I jashtëm, banjo termike.
Hotel Kroi i Mbretit me pozitën që ka ofron pamje inspiruese dhe mund të bëhet ndër pikat më të mira turistike për vendin tonë.
Lokacioni i parregullt me kombinim te gjelbrimit dhe gureve me dimensione te thkesuara ben qe ky projekt pikenisjen ta kete ku kujdes i vecante i kushtohet nderhyrjes ne ambient dhe ruajtjes se tij.
Tereni poashtu ndikon dukshem ne strukturen e funksionimit te nderteses e edhe ne tere kompleksion.
Fasada levizese ben qe obejkti te ndryshon forme ne vazhdimesi.
Te gjithe keta faktore e bejne kete projekt te vecante dhe shembull i lidhjes se arkitektures me ambientin.
