
Kulla Zotnisë

Emri: Kulla Zotnisë
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema
Viti i Projektimit: 2017
Arkitekturë e qëndrueshme, e pastër dhe bashkëkohore
Kulla Zotnisë- projekt në proces të ndërtimit, e vendosur në qendër të Prishtinës, konkretisht në lagjen e Muhaxherëve do të qëndrojë si ndërtesë unike me pastërtinë e saj në fasadë.
Kompozicioni i materialeve kompakte e të qëndrueshme që do të aplikohen, bëjnë që objekti me objektet dhe ambientin përreth të ketë një frymë, e cila ndikon në përjetimin dhe afërsinë me të.
Kulla Zotnisë me gjelbërimin në terasat e mëdha në katet e larta të jep ndjenjën e afërsisë me tokën. Sikur kulla Muhaxherëve ashtu edhe kjo kullë, përvec afërsisë me parkun e qytetit, karakterizohet me sipërfaqe rekreative dhe kënd lojërash përreth, dedikuar për banorë.
Përmes hapjeve të mëdha dhe proporcionale, që mundësojnë ndricim maksimal njësive banesore, është tentuar të arrihet thjeshtësia e objektit.
Trajtimi i fasadës përmes vijave të pastra i japin elegancë objektit. Ndërhyrja e vëllimeve e bën objektin dinamik dhe atraktiv duke i dhënë pamje bashkëkohore. Poashtu, trajtimi I ndërhyrjeve është shumë mirë i balansuar dhe objekti duket si një tërësi. Vertikaliteti I theksuar, me vijat shumë e drejta bëjnë që objekti të duket se vazhdon deri në pakufi.
Kulla Zotnisë në aspektin funksional ka shumë mirë të organizuara kthinat e brendshme. Vlerë e shtuar për objektin në vendndodhjen që ka është afërsia ndaj institucioneve kryesore, ofron pamje inspiruese nga qyteti dhe është ndër pikat më të larta në Prishtinë. Kulla Zotnisë do të reflektojë dhe do të jetë simbol i arkitekturës së pastër bashkëkohore.
Kulla e Zotnise eshte vazhdimesi e Kulles se Muhaxhereve te dy keto ndertesa banimi kolektiv e ndertuar ne lagjen e Muhaxhereve, zone e cila me pare ka qene e mbuluar me shtepi individuale te banimit dhe me planin e ri rregullativ eshte parapare qe te shendrohet ne lagje me ndertesa te larta te banimit kolektive. Kjo bene qe te jete shembull per vazhdimin e ndertimeve tjera qe do te pasojne ne kete lagje. Arkitektura e diteve te sodit do te jete nje gjurme edhe per te ardhmen ne zhvillimin dhe funksionimin e kesaj lagje. Arkitektura e te dy Kullave eshte e ideuar me vija te pasterta, simetrike dhe te vazhdueshme bene qe per-kunder lartesise te jete nje ndertese lehte e perceptueshme, kualitative dhe mbreselenese e mbi te gjitha e qendrushme.
