
Shtëpia për të Moshuar

Emri: Shtëpia për të Moshuar
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Arbenita Ymeri Rexhepi, Ardita Byci Jakupi
Viti i Projektimit: 2018
“Shtëpia për të gjitha stinët”- shtëpia për të moshuar gjendet në fshatin Zllatar në një mjedis të pandërtuar dhe me pamje të bukura drejt liqenit te Badovcit. Morfologjia dhe forma e ngastrës, orientimi dhe vizuart e bukura kanë bërë që ndërtesa të formësohet duke u hapur kah pjesa e përparme e peizazhit. Pamjet e bukura, horizonti i pafund dhe ndryshimi i vegjetacionit nëpër stinë kanë ndikuar në idenë e krijimit të një “shtëpie për të gjitha stinët”.
Ndonësë njerëzit e moshuar janë të prekur nga një gamë e gjërë e dëmtimeve kjo bën që edhe kriteret e dizajnit të dallojnë varësisht nga karakterstikat. Vështirësitë në lëvizje që lidhet me hapësirat komunikuese, problemet me frymëmarrje që lidhet me distancat minimale dhe maskimale te lëvizjes, pamundësia e vetpërmbajtjes që lidhet me pozitat e toaleteve, brishtësia mendore që lidhet me sigurinë dhe mjedsin simulues, shikimi i kufizuar që lidhet me ngjyrën dhe kontraste kanë qenë indikator gjatë projektimit..
Kritetet tjera janë ato hapësinore të cilat kanë përfshi të dhenat antropomorfe dhe ergonometrike duke përfshirë kategri të ndryshme të njerëzve të moshuar deri te ata me karrocë.
Ndërtesa është e përberë nga tri kategori kryesore të akomodimit:
– Banimi
– Hapësirat e përbashëkta
– Hapësirat ndihmëse
Banimi përbëhet nga tri tipe kryesore:
– Dhomat njështretëshe (30 m2)
– Dhomat dyshtrëtëshe (40-60 m2)
– Dhomat me trajtim mjekësor
Karakterstike e ndërtesës është ngërthimi i hapësirës së jashtmë më të brendshmen duke i lidhur ato përmes elementeve arkitektonike si dhe natyrore. Variacioni i terrasave dhe kopshteve bën që banoret të kenë mundësi të ndryshme pëe të kaluar kohën e lirë. Terrasa e qëndrimit ditor, terrasa e ngrenjës, terrasa në majë e lidhur me pyllin, kopshti “dhomë”, kopshti i “Diellit” , kopshti i parfumosur, kopshti i ujor janë disa nga përmbajtjet e kompleksit.
Sipërfaqja: 9800 m2
Katësia: B+P+3
Materialet: dru, demit fasadë
Konstruksioni: beton
Kulmi: i shfrytëzueshëm
Situata aktuale në Kosovë me mungesën e mundësive për strehim për të moshuarit dhe në anën tjetër tendencat për krijimin e një shoqërie për të gjitha moshat duke integruar të moshuarit tregojnë nevojën për këtë kategori të ndërtesave.
Në të gjithë Kosovën ekzistojnë vetëm dy ndërtesa që ofrojnë strehim për këtë kategori të njerëzve dhe ato ndërtesa janë në kushte shumë të këqija sa i përket shërbimeve që ato ofrojnë.
Ndryshimet e shpejta në shoqërinë kosovare, ndarja e familjes si shkak i pavarësisë së familjeve të reja na çon në nevojën e kësaj kategorie të banimit.
Njerëzit e moshuar janë një burim në familjet, komunitetet dhe ekonomitë e tyre që formojnë mjedise jetësore. Shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve të moshuar është e rëndësishme për të gjithë shoqërinë dhe sa më të gjatë të mbajnë pavarësinë e tyre, aq më të ulët do të jenë shpenzimet sociale për shoqërinë në tërësi.
Rëndësia tjëtër qëndron në konceptin e përvetësaur duke krijuar një ndërtesë jo vëtëmpër kategorinë e njërëzve të moshaur por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë të qetë dhe diverse në natyrë.
