
Terminali Doganor

Emri: Terminali Doganor
Kompania Projektuese: URBAN PRO
Arkitektet Kryesor: Feriz Musliu
Viti i Projektimit: 2009
Detyra projektuese
Sipas kërkesave të investuesit dhe pas konsultimeve te bera me rastin e dorezimit të projektit ideor është hartuar projekti kryesor për ndërtimin e objektit të terminalit doganor në Han të Elezit. Ky objekt duhet të përmbajë hapsirat e nevojshme për administratën e shërbimit doganor, hapsirat e shpedicionit, restoranin, hapsirat komerciale si dhe hapsirat për akomodim.
Objekti sipas dertyrës projektuese dhe sipas situacionit të lirë duhet të ketë dimensione përafërsisht 30m me 20m dhe etazhitet P+2.
Përshkrimi i funksionit
Ky objekt është hartuar për plotësimin e nevojave në terminalin e shërbimit doganor të Kosovës në Han të Elezit dhe përmban hapsirat për aktivitetet e përditshme të personelit (zyrat e personelit dhe hapsirat përcjellëse), hapsirën për mbledhje (salla për takime pune), zyrat për shërbimin e inspekcionit si dhe hapësirat tjera percjellëse, depotë për material, pastaj hapsirat për zhvillimin e aktiviteteve të klientëve që frekuentojnë pa ndërprerë në këtë terminal, si dhe vendin për pushim, ushqim dhe akomodim të përkohshëm të tyre.
Përdhesa. Duke pasë parasysh kërkesat e investuesit në përdhesë janë projektuar hapësirat për klientë, shërbimet bankare, të post telekomit dhe ato zejtare të cilat janë të koncipuara rreth një holli qendror dhe kanë qasje si nga ana e përparme, ashtu edhe nga ana e parkingut në mënyrë që të ketë lidhje të mirë funksionale. Hapësirat në përdhesë janë të ndara në grupacione dhe në mes vete kane lidhje me anë të korridorit. Në pjesën kah terminali është vendosur restorani me të gjitha hapësirat përcjellëse, kuzhinë, sanitarie, separetë sipas kërkesës së investuesit, hapësira e shankut si dhe recepcioni, përmes të cilit shkohet në vertikalen qe ka lidhje me hapësirat për pushim dhe fjetje. Kuzhina e restoranit ka hyrjen ekonomike me një garderobë për punëtorët e kuzhinës si dhe hapsirën sanitare me një dush kabinë. Shërbimet bankare, posttelekomit dhe ato zejtare zënë rreth 40% të sipërfaqes së përdhesës dhe ato janë të lidhura me korridorin qëndror të përdhesës, por kanë edhe hyrje direkte nga jashtë në hollin e përbashkët që lidhë këto ambienmte në mes veti.
Kati i parë. Ky kat shërben ekskluzivisht për zhvillimin e aktiviteteve të doganës dhe ka qasje me hyrje të veçantë për përsonel nga ana e kundërt me hyrjet tjera në përdhesë përmes shkallëve të veçanta, pork a edhe lidhje me korridorin qëndror të përdhesës, e cila lidhje është e kontrolluar. Për shkaqe sigurie, korridori i doganës ne katin e parë është gjithashtu i ndarë nga shkallët me dyer që ndajnë hapsirat e doganës nga një pjesë e cila është e rezervuar për shpediterët, të cilët përmes një sporteli mund të komunikojnë dhe kryejnë shërbimet me administratën e doganës. Kjo administratë përmban këto hapsira:
– Shefi i administratës me hapsirën e asistentes,
– Salla për mbledhje,
– Pjesën e përgjithshme të administratës,
– Arkivën e degës,
– Hapsirat për pranim, shiqim dhe paisje të shiqimit të mallit dhe një hapsirë për mallin e ndaluar përkohësisht,
– Inteligjenca,
– Serveri, byfe, zyre rezervë etj.
Korridori ka hapsirë të mjaftueshme për vendosjen e mjeteve për përdorim të përbashkët, si printerë, ploterë, fotokopje, dollapë, etj dhe është i ndriçuar indirect nga dritare të montuara mbi lartësine 2 metra dhe një pjesë të ndriçimit natyral e merr nga një dritare në fund të njërës anë të korridorit.
Kati i dytë është i lidhur përmes nja komunikate vertikale të kontrolluar që lidhet me hapsirat e restoranit në përdhesë. Në komunikatë vertikale është paraparë edhe ashensori për shkak të karakterit të objektit. Kjo komunikatë vertikale është e përbërë nga shkallët dhe ashënsori që çojnë në katin e dytë i cili përmban hapsirat hotelerike për akomodimin e klientëve. Kjo hyrje në këtë vertikale ka edhe pjesën e recepcionit. Gjithësej në katin e dytë ka 20 dhoma akomodimi, prej të cilave 2 apartamente me nga 2 hapsira të ndara. Gjithashtu janë paraparë edhe hapsirat teknike përcjellëse të nevojshme në nivel të etazhës.
Konstruksioni
Ky objekt ka një konstruksion klasik nga betonarmeja me një rrjetë të rregullt të lidhjes së tij. Pllakat janë masive dhe muret e jashtme janë ndërtuar nga blloqet simporeks, kurse ato të brendshme shumica nga muret e thata me pllaka dyfishe rigipsi në konstruksion alumini dhe me mbushje termoizoluese. Kulmi është paraparë të ndërtohet si kulm i rrafshtë, mirëp gjatë realizimit është ndërtuar si kulm dyujor i mbuluar me llamarinë të plastifikuar me 3 anë të fshehura nga muret e atikës, kurse ana e pasme ka strehën e dalë për arsye praktike
Arkitektura
Objekti është zhvilluar si një strukturë katërkëndëshe me dimensione 34×18 [m] dhe në pikëpamje arkitektonike ka një shtrirje të theshtë dhe fasadë me hapje ritmike në katin e dytë dhe kryesisht fasadë qelqi në përdhesë. Loja është krijuar vetëm me elementin e fasadës gjysmëstrukturale, e cila ka ngritje dhe ulje duke i lidhur etazhat me njëra-tjetrën, duke dominuar në katin e parë dhe në këtë mënyrë duke i dhënë rëndësinë kryesore hapsirave të doganës, arësyeja për të cilën edhe është ndërtuar.
PS. Ky projekt ka fituar në një konkurs projektimi, në të cilin ka pasë pjesëmarrës nga disa qytete të Kosovës, ku është vlerësuar projekti dhe kostoja e ndërtimit të tij.
Shkroi: Feriz Musliu, ark
Projekti i prezantuar është i një rëndësie të veçantë pasi që bën pjesë në objektet që shërbejnë për një kategori delikate të objekteve shtetërore – doganat e Kosovës. Prandaj ka qenë thirrje publilke për aplikim në konkursin për projekt më paramasë dhe kosto të ndërtimit. Në këtë konkurs kanë aplikuar shumë sudio projektuese nga Kosova dhe komisioni i vlerësimit ka përzgjedhë këtë projekt si më të përshtatshmin për të lidhhur kontratën e ndërtimit. Në fazën e punimit të projektit zbatues ka pasë disa ndryshime të vogla dhe ato janë ndryshime në funksionin e brendshëm, që dmth se disa lidhje funksionale janë përshtatur sipas kërkesave të investuesit, kurse pamja e jashtme nuk ka ndryshuar.
