
Selia e Drejtorise IPKO-TELEKOM

Emri: Selia e Drejtorise IPKO-TELEKOM
Kompania Projektuese: Murseli Arkitekt dhe Partnere
Arkitekti Kryesor: Ilir Murseli
Ekipi Projektues: Artan Behluli; Lulzim Kryeziu; Kimete Shujaku; Shaban Perjuci; Ejup Shtaloja; Projektico; A.Velevski; Z. Zllokuqa; Feti Slemani, Koncar&Koncar.
Viti i Projektimit: 2004-2008
Selia e drejtorisë IPKO-TLEKOM gjendet ne lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Konteksti urbanistik
Lagjja Ulpiana është realizuar dhe zhvilluar në kohën e rindërtimit Socialist të vendit pas luftës së dytë botërore 1955-1965. Në kohën e përfundimit të ndërtimit e deri në vitin 2000 kjo zonë si “bashkësi lokale”, ishte kryesisht e dedikuar për banim individual dhe shumë-familijar me përmbajtje të një qendre minimale komerciale së bashku me tregun e gjelbërt, qerdhen dhe shkollën fillore.
Ndërrimet pas luftës 1999 dhe rënia e sistemit qeverisës me tranzicion post socialist e bën që jo vetëm kjo lagje por i tërë qytetit të ndërroj në të gjitha pjesët e tij. Ekonomia e tregut të lirë dhe mungesa e planifikimit arrijnë të ndikojnë që brenda 2-3 vitesh ta bëhet një rifunksionalizim i lagjes në një zonë mikse te banimit me veprimtari komerciale.
Projekti ka leje ndërtimore dhe paraqet një ndër tentimet e hershme të angazhimit të Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Prishtinës që të bëj kontrollimin e planifikimit dhe zhvillimit të lagjeve ekzistuese.
Ndërtesai ështe e vendosur në një parcelë tipike të njësive pronësore individuale me madhesi prej 5ari. Prona kufizohet në anën veriore dhe jugore, me prona individuale me madhësi të ngjajshme. Në anën perëndimore me rrugën e çasjes, parkingun me kapacitet prej 60 veturash dhe bllokun banesor P+4 me 3 hyrje, kurse në anën lindore me shkollën fillore “Hasan Prishtina”.
Arkitektura
Objekti përbëhet prej dy niveleve të bodrumit me siperfaqe bruto 330 dhe 300 m², katit përdhe prej 300 m², katit të parë, të dytë dhe katit të tretë secili me nga 260 m² sipërfaqe bruto. Madhesia e plotë e objektit është 1710 m².
Planimetria drejtëkëndëshe me proporcion 1:4, ndahet në dy fusha paralele me gjëresi të ndryshme: ¼ ajo e komunikimeve(lëvizjes nëpër objekt) dhe ¾ e zyreve dhe e punës. Kjo ndarje dhe proporcioni përcjellet edhe në formësimin stereometrik të objektit – në vellimin e komunikimit dhe atë të zyreve.
Hapjet për ndriqim natyror të hapësirave gjithashtu përcaktojnë funksionin që zhvillohet në formën e objektit, kështu funksioni i komunikimit që zhvillohet në ¼ e vëllimit ndriqohet nga hapjet që theksojnë drejtimin vertikal në objekt dhe njëkohësisht në këtë vëllim inkastrohen vëllimet e vendeve të punës-zyreve që e theksojnë horizontalitetin dhe kati i fundit i lidh te dyjat duke u ndriquar në të tri drejtimet.
Dualiteti stereometrik ruhet edhe në materializimin e objektit, kështu që veshja e jashtme prej druri brenda zëvendësohet me krudon e betonit (zhveshje të plotë deri në konstruksionin beton arme) me dukje brutale në pjesën e komunikimeve kurse zyret me bardhësinë e gipsit. Dyshemetë e komunikimeve janë prej graniti kurse të zyreve janë prej parketi dru natyror.
Objekti ka kapacitet të ofroj maksimum 60 vende pune/shfrytëzues.
Nga aspekti teknologjik ndërtesa i plotëson të gjitha nevojat e kerkuara për këtë lloj te funksionimit.
Ndërtesa është projektuar për nevojat e IPKO TELEKOM- kompani e telekomunikacionit dhe është ndërtuar sipas standardeve më të larta të besueshmërisë dhe sigurisë.
Të gjitha funksionet thelbësore janë ndërtuar në konfigurimin 1 + 1, duke siguruar kështu funksionimin 24/7 në të gjithë ndërtesën për 365 ditë në vit.
Duke pasur parasysh nivelin e ulët të besueshmërisë ndaj shërbimeve publike në Kosovë në, sidomos në periudhën e realizimit të projektit, është marr në konsideratë dhe i është dhënë shumë rëndësi që funksionimi i objektit në tërë periudhën që do të shfrytëzohet të mos ketë asnjë ndërpreje të energjisë elektrike, të ujit, të ngrohje dhe ftofjes apo nevojave më specifike që mund të paraqiten në funksionim si havaritë dhe zjarri.
Disa nga tiparet e ndërtesës përfshijnë:
Sistemi i sigurisë së zjarrit i projektuar sipas kërkesave të rrepta të BE-së, sistemi i spriklerëve (spërkatës) me ujë dhe gaz në pjesën e qendrës teknologjike të të dhënave.
Struktura e ndërtesës është e ndërtuar nga betoni i armuar i përforcuar dhe i projektuar që të përballojë një tërmet me magnitudë të lartë si dhe të jetë i mbrojtur nga mundësitë e terorizmit.
Energjia elektrike furnizohet nëpërmjet transformatorit 400kva brenda në ndërtesë,të gjeneratorit rezervë140 KVA, si dhe nga bateritë për pajisje të caktuara kritike të misionit.
Siguria e objektit monitorohet përmes një sistemi të mbikqyrjes video të instaluar si jashtë ashtu edhe brenda ndërtesës. Sistemi i alarmit është i instaluar në të gjithë ndërtesën.
Sistemi i menaxhimit të ndërtesës përdor një teknologji të zgjuar, me ç’rast shumica e sistemeve në ndërtesë menaxhohen në mënyrë qendrore. Ndriçim, brisoletë, ajrosja dhe kondicionimi me konvertor ekologjik ajër/ ajër. Mbledhja e ujërave të të reshurave në rezervuarin e ujërave për shfrytëzimin në toalet dhe ujitje etj.
Të gjitha xhamat në fasadë dhe në brendësi të ndërtesës janë të kalitura për siguri, xhami në fasadë ka mbrojtje UV për të siguruar ambient të këndshëm të punës.
Ndërtesa përmban një qendër të dhënash të pajisur plotësisht me Telco-Grade, të vendosur në bodrumin e nivelit të dytë. Disa nga tiparet e Qendrës së të dhënave përfshin: Sistemin e mbrojtjes nga zjarri me inergen i cili është projektuar për të shuar zjarrin brenda qendrës së të dhënave. Sistemi nuk shkakton asnjë dëm për pajisjet e teknologjisë informative që janë në këtë vend. Dyert e sigurisë dhe sigurisë nga zjarri. Dyshemeja e ngritur antistatike për lehtësimin e kabllimit dhe montimit të pajisjeve dhe Sistemi i pavarur HVAC i projektuar posaçërisht për qendrat e të dhënave dhe ka një kapacitet të mbiprojektuar për raste të dështimit të pajsijeve.
