
Klan Kosova

Emri: Klan Kosova
Kompania Projektuese: anarch
Arkitekti Kryesor: Astrit Nixha
Viti i Projektimit: 2013
Klan KOSOVA – Rezistence ndaj rendit te ri – perdersa kerkon te ardhmen
|…besoj se jeta është e përkryer, për shkak të papërsosmërive te saje… ndërtimi duhet të pasqyrojë jetën në papërsosmëritë e saj për të paraqitur arkitekturën e përkryer…|
Ndërtesa ‘Klan Kosova’ është një nga shembujt e parë të transformimit të ndërtesave industriale në Kosovë. Transformim I fabrikes se amostizatoreve te ndertuar ne vitet e 80’, ne studio televizive moderne, mundohet te paraqes ndërgjegjësim mbi riciklim dhe ripërdorim te materialeve, por gjithashtu te jape një shembull se si ndërtesa mund të ‘veprojë’ si perques I nenvetedijeshem I mesazheve.
Është një ndërtesë që bertet, pëshpërit, moralizon dhe apsorbon. Ajo përfaqëson një rezistencë ndaj rendit të ri, ndërsa kërkon të ardhmen.
Elementet ekzistsuese të fabrikës si: llambadarët, radiatorët dhe tubat e përdorura si infrastrukturë ne linjat e prodhimit, u ripërdorën jo vetëm në gjendjen e tyre origjinale, por edhe duke i dhënë asaj një funksion tjetër, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe si elemente enterieri.
Shfrytëzimi i mbeturinave të ngurta nga pjesë të ndryshme të vendit kontribuoi në aspektin e ndikimit në mjedis, por gjithashtu edhe në dhënien e nje shembulli se si mund të krijohet nje shprehe arkitektonike.
objekti mundohet te paraqes nje rezistence ne trended e arkitektures dhe industrializimit te saje, rendit te ri politik, ban pyetje te medha mbi menyren e jeteses duke shikuar te ardhmen.
Projekti ka një qasje interesante filozofike dhe figurative ne projektim dhe konceptim te objektit, ku funksioni dhe forma janë te ndërlidhura ngushtë. Gjithashtu konstruksioni i objektit përcjell funksionin e tij edhe ne enterier.
