
Pallati i Drejtësisë

Emri: Pallati i Drejtësisë
Kompania Projektuese: AB Group
Arkitekti Kryesor: Arianit Loxha, Behar Dyla
Bashke Autoret: Alexandre Duarte Silva
Viti i Projektimit: 2009-2010
Pallati i drejtësisë, projekt ndërkombëtarë kompleks i komisionuar nga Unioni Evropian si ndihmesë së sendërtimit të institucioneve të brishta të drejtësisë në Republikën e re të Kosovës. Projekti fillimisht parashihte zhvillimin e kompleksit në rreth 22 000 m2 me një buxhet prej rreth 30 milion euro (22 mil. nga EU dhe 8 mil. nga Qeveria e Kosovës).
Kërkesat e shumta të klientit (Këshilli Gjyqësor i Kosovës) por edhe të donatorit (EU) kanë bërë që projekti të pësoj ndryshime të mëdha gjatë procesit të dizajnimi e deri të ndërtimi. Vlen të përmendet vetëm fakti se nga kërkesa fillestare për një kompleks të koncentruar të institucioneve qendrore dhe lokale të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës për 22 000 m2 kompleksi përfundon me mbi 50 000 m2 sipërfaqe të ndërtuar duke u bërë kështu një nga objektet më të mëdha dhe më të veçantë (së paku për nga madhësia) në këtë pjesë të Evropës.
Po ashtu një sfidë tjetër gjatë projektim të kompleksit Pallati i Drejtësisë ka qenë edhe koha apo thënë me saktë momenti politik kur Republika e Kosovës kalonte nga sistemi i vjetër juridik në një kornizë të re juridike dhe kompatibile (supozohet edhe më funksionale) me atë të Bashkimit Evropianë. Këto ndryshime me patjetër duhej të integroheshin në dizajnin e ardhshëm të kompleksit të Pallatit të Drejtësisë.
E fundit (po jo nga rëndësia) si sfidë e madhe me të cilën jemi ballafaqua gjatë projektimit dhe mbikëqyrjes projektuese të këtij projekti është edhe aplikimi për herë të parë i sistemit “design and build” i sipas FIDIC-ut i cili sistem nuk është i përputhshëm me rregullativën dhe Ligjin e Ndërtimit në Republikën e Kosovës. Sipas kësaj rregullative organit Mbikëqyrës i ipet autoriteti i ndryshimit të projektit kryesor gjë që është në kundërshtim me kornizën juridike të ndërtimit në Republikën e Kosovës ku vetëm Projektuesi e ka të drejtën e ndryshimit të projektit kryesor dhe atë vetëm deri në miratimin e Lejes së Ndërtimit.
Gjithsesi marrë parasysh gjitha këto sfida jo lehtë të pajtueshme dhe shpeshherë frustruese nuk ka qenë e lehtë të gjendet emëruesi i përbashkët dhe balansi në mes të kërkesave të klientit (KGJK), investitorit (EU+RKS) dhe partnerit tonë për hartimin e planit fizibil dhe projektit ide (Louis Berger).
Pas disa propozimeve të hedhura poshtë nga investitori, lind ideja e thjeshte e punimit të një kështjellë (kjo si kërkesë decidive e investitorit për çështje sigurie) por duke qenë se po flasim për drejtësi atëherë në dizajnimi tonë do dominojnë “vijat” e drejta. Pra një utilizim i gjuhës shqipe si inspirim apo thënë më saktë premisë udhërrëfyese për hartimin e projektit ide dhe tutje zbatues të Pallatit të Drejtësisë. Kompleksi vizualisht dominohet nga vijat e drejta lineare si dhe arkitektura e dukjeve e kursyer nga polikromia (pra vetëm bardh dhe zi).
Pallati i Drejtësisë përbehet prej kompleksit të 6 objekteve të emëruara si A,B,C,D,E, F të cilat ngërthejnë një sipërfaqe prej mbi 50 000 m2 dhe u tha më parë krijojnë në situacion një dispozitë të një kështjelle të mbyllur në perëndim, veri dhe pjesërisht lindje por më të hapur nga jugu.
Kompleksi në vete është paraparë të akomodoj për së paku 25 vjetët e ardhshme institucionet si Gjykatën Supreme (në objektin A), Gjykatën Komunale (në objektin B), Prokurorinë (në objektin C), Gjykatoren (në objektin D), Gjykatën (Supreme në objektin E) si dhe hapësirat e nevojshme utilitare, kryesisht nën tokë (në objektin F).
Sfida më e madhe projektuese ka qenë bindja e investitorit për krijimin e numrit sa më të madh të gjykatoreve (në objektin D) pasi efikasiteti i Gjyqësorit të një shteti varet direkt nga aftësia e atij shteti për proces imin e numrit sa më të madh të lëndëve gjyqësorë. Pra numri i gjykatësve dhe infrastruktura fizike (numri i gjykatoreve) e përcaktojnë gati në mënyrë lineare kapacitetin procesues juridik të lëndëve kontestuese të një shteti.
Vlen po ashtu të theksohet se në Republikë për herë të parë ndërtohet një objekt publik ekologjik me teknologji gjysmë inteligjente me ngrohje gjeo-thermale, me kulme të gjelbër si dhe sistem të plotë të riciklimit të ujit të shfrytëzuar.
Projekti fillon në vitin 2009 me hartimin e planit të fisibilitetin (leverdishmërisë) dhe tutje vazhdon më 2010 me projektin zbatues. Ndërtimi i objektit fillon më 2011 dhe përfundon me 2014.
Minimalisht për faktin se është një nga objektet më të mëdha në Ballkan (dhe më gjerë) të llojit të vet dhe një ndër objektet e para gjysmë ‘inteligjente’ (kulmi i gjelbër, teknologjia gjeo-thermale, BMS i integruar, riciklim i ujit atmosferik, etj…) i ndërtuar në Republikën e Kosovës.
