
Shkolla e Gjelbër (Green School)

Emri: Shkolla e Gjelbër (Green School)
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Ardita Byci Jakupi, Arbenita Ymeri Rexhepi
Viti i Projektimit: 2009
Ky projekt paraqet një produkt të një ekipi shumëdiciplinor për projektimin e ndërtesës e cila është në funksion të mjedisit natyror. Qellimi ka qenë që të tregohet se me reduktimin e kostos së energjisë dhe konservimin e resurseve natyrore, shfrytëzimin e materialeve të recikluara dhe të reciklueshme, mund të ndihmojnë në zvoglimin e kostos së operimit dhe mund të siguroj një mjedis kualitativ të mësimit.
Tipologjia e përzgjedhur e ndërtesës e cila i takon sistemit linaer është rezultat i një procesi të integruar të qasjes duke iu referuar karaktersitkave të lokacionit e sidmos duke përfshirë hulumtimin e ndriçimit natyror, zëri dhe temperaturës të cilat ndihmojnë në përformancën e nxënësve. Studimet kanë treguar se notat e nxënësve janë në ngirtje për 20% kur nxënësit mësojnë në klasë të gjlebërta të cilat sigurojnë ndriçim adekuar natyror, akustikë të përmirësuar dhe kur ngjyrat janë adekuate, prandaj këto kanë qenë ndër objektivat kryesore gjatë dizajnit.
Ndërtimi i shkollës në këtë lagje (Kolovica) ka luajtur një rol edhe në rigjenerimin e zonës së tërësi. Lidhja me banimin në pjerrësi dhe gjelbrimit të lartë paraqet një interkasion fluid. Vet koncepti i përgjithsëm ka qenë rezultat pikërisht i kësaj karaktersitke: pamjet dhe gjelbërmi ka bërë një lidhmëri psikologjike në mes të shfrtezuesit (nxënësve) dhe ndërtesës-ambientit të jashtëm. Përmes principit të parë ka rrjedh funksioni, ndërsa prej të dytës – frymëzimi në materiale natyrore.
Sipërfaqja: 2600 m2
Katësia: P+1
Materialet: dru, tullë
Konstruksioni: i kombinuar (dru i lameluar, beton)
Kulmi: i gjelbër
Fitues i çmimit të parë
Shkolla e gjelbër është shkolla e parë në rajonin e Ballkanit e cila është dizjanuar duke u bazuar në principet e arkitekturës së gjelbër. Është shembull për njohjen më të afërt lidhur me eficiencën e energjisë, shfrytëzimit e ujërave atmosferike, promovimit të kultivimit të bimëve prandaj vet ndërtesa paraqet një lloj laboratori në të hapur për nxënësit.
Ndërtesa e shkollës së gjëlbër paraqet një shembull i cili vërteton reduktimin e kostos së energjisë (në bazë të hulumtimeve raporti në mes të një shkolle publike e cila ngrohet me lendë djegëse është 1:10).
Ndërveprimi social dhe sensibilizimi i komunitetit për çështjet mjedisore përmes aktiviteteve të ndryshme në shkollë dhe jashtë saj por edhe vet emri i shkollës bën që kjo ndërtesë të jetë promovuese e mbrojtjes së mjedisit.
