
Shkolla Model

Emri: Shkolla Model
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Arbenita Ymeri Rexhepi , Ardita Byci Jakupi
Viti i Projektimit: 2011
Shkolla Model gjendet në kufirin e pjesës verilindore të qytetit të vjetër të Prishtinës. Si pjesë e fabrikës së tullave, e cila tashmë nuk funksionon, lokacioni nuk shquhet më ndonjë kualitet specifik vizual. Kualitet vizuel I japin oxhaqet e fabrikës të cilat ndikojnë në imazhin e loakcionit në përgjithësi. Këto elemente janë konsideruar si tipare të cilat ekanë gjeneruar konceptin e zhvillimit të lokacionit.
Definimi I skemës së përgjithshme për përmbajtjet e mësimit ka qenë dominante për të vendosur për tipologjinë e ndërtesës. Analiza është përqëndruar në faktorë inovativ në fushën e hapësirave të mësimit dhe të socializimit. Kështu është përvetësuar koncepti “oborri I shumëfishtë”. Qendra e të gjitha aktivtieteve mësimore dhe të lira është hapësira për shumëqëllime- “sheshi I brendshëm”, në të cilën konvergjojnë mësimi, koha e lirë, sporti, ushqimi dhe mësimi alternativ.
Atrium ka për qëllim krijimin e një hapësire të jashtme të sigurt e cila krijon përshtypjen e hapësirës së jashtme në tërë perimetrin e saj , vizuelisht të hapur që rritë ndjenjën e sigurisë. Ky koncept I shkollës ndikon edhe në krijimin e ndjenjës së pronësisë brenda komunitetit të shkollës, pastaj siguron përqendrim vizual në brendi të ndërtesës. Gjithashtu ideja e të qenit brenda një hapësire të mbyllur, me shkallë të ndryshme të hapjeve në përgjithësi jep ndjenjën e mirëqenjës.
Pozita e bibliotekës në hapësirën për shumëqëllime si ‘nxitëse’ për të ftuar nxënësin afër librit, lidhja vizuale më sallën e fiskullturës dhe përshkallëzimi i oborrit të brendshëm në hapësirë për shumëqëllime dhë më tutje në hapësirën e lirë të jashtmë, janë tipare karakterstike të shkollës të cilat të japin ndjënjë e transparencës dhe të orientimit të qartë në ndërtesë.
Sipërfaqja: 5600m2
Katësia: P+2
Materialet: dru, fasadë
Konstruksioni: i kombinuar (dru, dru i lameluar, beton)
Kulmi: i gjelbër dhe lamarinë
Projekti paraqet një shembull se si dizjani i një ndërtese mund të jetë rezulat i një procesi gjithëpërfshirës të projektimit.
Shkolla Model, paraqet një ‘model’ të :
• Procesit të të projektuarit- involvimit të pjesëmarrsvë ne proces të dizajnit (nxënësve, mësimdhensve, prindërve, ekspertëve të jashtëm)përmes punëtorive.
• aplikimit për herë të parë të Udhëzimit për projektimin e shkollave
• si shkolla e parë e projektuar për sistemin e ri arsimor
• për nga mënyra e bashkëpunimit (nivelit qëndror, lokal, komunitet dhe ekspertë)
• aplikimit të koncepteve të reja lidhur me pozicionimin e përbajtjeve
