
Biblioteka Rajonale

Emri: Biblioteka Rajonale
Kompania Projektuese: URBAN PLUS
Arkitekti Kryesor: Ilir Gjinolli, Ardita Byci Jakupi, Arbenita Ymeri Rexhepi
Viti i Projektimit: 2006
Projekti i bibliotekës rajonale në Gjakovë është fituese e çmimi të parë të konkursit të shpallur nga Qeveria e Kosovës.
Gjendet në qendër të qytetit të Gjakovës respektivisht është pjesë e parkut qëndror të tij. Me pozitën e vet në aspektin hapësinor paraqet një hapje kah hapësirat publike- sheshi dhe parku janë shfrytëzuar për të theksuar karakterin publik të ndërtesës kurse fasada e qelqit përvec që shpreh mirëseardhje ajo njëherit është shprehje e transparencës së bibliotekës si institucion publik. Po ashtu të hapurit në këtë mënyrë i ofron njeriut edhe një lloj strehimi nga shiu dhe dielli- strehim funksional, ku mund të lexohet një teskt, dëgjohet një muzikë, shikoohet një film apo të pihet një kafe.
Koncepti i ndërtesë është gjeneruar duke bazuar në idenë e një ndërlidhje psikologjike në mes të ndërtesës dhe njeriut. Nga kjo ka rrjedh përdorimi i formave më të thjeshta dhe aplikimi i materialeve natyrore për të promovuar sa më shumë shkallën humane.
Ndërtesa përbëhet prej 3 niveleve:
• Hapësira për ruajtjen e librit –BODRUMI
• Leximoret dhe hapësira tjera joformale për promovim ndërveprimit social- PËRDHESA
• Leximoret për hulumtues dhe auditoriumi- KATI 1
Në aspektin vizual estetik në ndërtesë dominojnë vëllime të thjeshta të cilat pasurohen me materiale natyrore. Materialet e përdorura: druri, guri dhe qelqi janë specifike për hapësirat e bibliotekës duke u vendosur në një kompozicion harmonik për të theksuar vlerat natyrore ekzistuese të vegjetacionit të cilin e rrethon. Muri ‘gabion’ i ndërtuar nga gurët vendor (gurët e marrë nga lumi Erenik) është aplikuar në përdhesë duke e përshkallëzuar në këtë mënyrë kalimin prej një materili më të fortë deri në atë më subtil.
Sipërfaqja: 1720 m2
Katësia: P+1
Materialet: dru, gur
Konstruksioni: beton
Kulmi: i rrafshët
Fituese e çmimit të parë
Rëndësia e këtij projekti mund të shikohet në disa aspekte. Ideja e ngërthimit të koncepteve të huazimit të librit, dmth integrimi i dy traditave të funksionimit të institucionit të bibliotekës. Biblioteka nuk paraqet më një shtëpi me libra por një qendër të diturisë dhe informatave dhe gjithashtu një vend të manifestimeve dhe qendrës për këmbime sociale.
Rëndësia tjetër qëndron në vënjën në pah të koncepteve bashkëkohore të dukjes së bibliotekave. Bibliotekat e dikurshme kanë frymuar në paraqitje monumentale ndërsa bibilioteka në Gjakovë prezenton idenë e shkallës humane përmes arkitekturës së thjeshtë: kompozim i qartë i vëllimeve si dhe përdorimi i materialeve natyrore të cilat e sjellin më afër njeriun ndaj ndërtesës. Në fushën e ndërtimit paraqet një risi në aplikimin për herë të parë të murit “gabion’ në ndërtesa publike në Kosovë.
Marrë parasysh periudhën në të cilën është realizuar, trendit të përdorimit të matërialeve sintetike dhe turbofolk stili arkitektonik, ndërtesa e bibliotekës paraqet edhe një shembull të rezistecenës ndaj fenomenit të arkitektekturës së pasluftës në Kosovë.
