
Hostel Mami

Emri: Hostel Mami
Kompania Projektuese: Maden Group
Arkitekti Kryesor: Ideal Vejsa
Bashke Autoret: Gazmend Dema
Viti i Projektimit: 2018
Ne kemi tradite dhe te ardhme…
Punimi i elementeve tradicionale prezanton kulturen tone,
per trajtimin e tyre jane angazhuar artiste te rinje,
te cilet me se miri prezantojne te ardhme tone.
Hostelet njihen si vende pushimi per turiste me buxhet te kufizuar, por kjo ne asnje menyre nuk do te thote qe ata s’duhet te marrin sherbim te mirefillte dhe hapesire te trajtuar ne menyre adekuate.
Ky ka qene pikerisht nje nga synimet tona gjate projektimit te tij – Te krijojme dicka funksionale, te rehatshme, te bukur dhe ne te njejten kohe te japim nje mesazh per mysafiret.
Hosteli ofron variacione te ndryshme te dhomave, duke filluar nga ajo private e deri tek ato te perbashketa. Pervec kesaj, ai permban hapesira te ndryshme atraktive te cilat do t’u mundesonin turisteve socializim mes tyre.
Ajo cka e ben te vecante kete Hostel nga te tjeret eshte perdorimi i elementeve tradicionale si: sofra, fyelli, ciftelia, leka etj. Te cilat mundohem ti sjellim ato te trajtuara ne nje fryme krejt ndryshe, ashtu sic nuk do te kene mundesi ti shohin askund tjeter.
Ne kete menyre turistet do te njohin nga afer traditat shqiptare ku nje trajtim i tille tregon qarte se keto elemente pervec qe kane fuqine t’i perballojne shekujve, gjithashtu jane te pershtatshme te ambientohen ne cdo lloj dizajni te kohes.
Nder te tjera, kthinat me dizajn te paster, kualitativ, e minimal bejne qe keto elemente te bijne ne pah edhe me shume, keshtu duke zgjuar vemendjen e turisteve gjate kohes se qendrimit ne Hostel.
Ketu turistet definitivisht do te arrijne te njohin vendin nga brenda, e gjitha kjo fale ambientit te krijuar nga nje dizajn i tille.
Kombinimi i elementeve tradicionale me trajtim te kohes se sotit e bejne qe ky projekt te marr dimenzion si dhe pamje tejet unike. Pasi qe hostelet njihen si vend-pushim per turiste, ne me ane te ketij enterieri ne do te arrijme te tregojme traditat dhe vlerat e popullit tone dhe njekohesishte trajtim i kohes se sotit tregon qe kemi edhe te ardhme. Nje trajtim i tille tregon qarte se keto elemente pervec qe kane fuqine t’i perballojne shekujve, gjithashtu jane te pershtatshme te ambientohen ne cdo lloj dizajni te kohes.
