
Mercedes Benz (Servis dhe Showroom)

Emri: Mercedes Benz (Servis dhe Showroom)
Kompania Projektuese: Diarko
Arkitekti Kryesor: Ardit Jedrashi
Bashke Autoret: Valon Bllaca
Viti i Projektimit: 2016
Ne bazë të detyrës projektuese të dhënë nga investitori dhe standardeve të Mercedes-Benz është paraparë të hartohet projekti për renovimin dhe ndërtimin e showroomit, depo të pjesëve të këmbimit, servis të veturave dhe kamionëve si dhe hapësira tjera përcjellse si gjelbërim, shtigje të këmbësorëve, parkingjet, etj.
Objekti ekzistues që ka qenë i ndërtuar në vitin 1996 gjithashtu ka qenë i projektuar dhe ndërtuar në bazë të standardeve të Mercedes-Benz me kenceptin e asaj kohe me ngjyra gri / kaltër. Koncepti i ri i Mercedes-Benz brend architecture, që nga viti 2014, është me kulmë të hollë të rrafshët,me kolonadë të shtyllave rrethore të zeza në fasadë, me fasade horizontale strukturale me dimenzion te xhamave triple 220 x 450 cm, dhe ngjyrat kryesisht bardh / zi.Kjo sa i përket showroomit, ndërsa pjesa e punëtorive, servisit, depove, punohen nga alumini i valezuar horizontal, dhe shirit horizontal te dritareve. Këto elemente i karakterizojne objektet e Mercedes-Benz në tërë botën.
Siperfaqja e parcelës është 20,000 m², objekti ekzistues është zgjëruar me showroom të ri me rreth 1100m² , me lartesi 850 cm nga ana jugore, depo të pjesëve të këmbimit me sipërfaqe 270 m² nga ana perendimore, servisi i kamioneve me sipërfaqe 490 m² nga ana veriore dhe pranimi i makinave me administraten nga ana lindore me sipërfaqe 300 m². Në total aneksi i ri është me sipërfaqe 2160 m² shtese, dhe rreth 1000 m² platformë e mbuluar me strehë për ekspozimin e veturave për shitje.
Specifike e këtij projekti është se kemi qenë të kushtezuar nga objekti ekzistues, akset, lartësia, pozita, lidhjet në mes të aneksit të ri dhe hapësirave ekzistuese, të cilat është dashur që të harmonizohen në mes veti për një zgjidhje funksionale, konstruktive dhe estetike. Pastaj sipas standardeve të Mercedes-Benz kemi qenë gjithashtu të kufizuar në formën, materialet, ngjyrat si në exterier po ashtu edhe në enterier deri në detajin më të vogël.
Këtë projekt e konsideroj të rëndesishëm për ta prezentuar në BIENALEN E ARKITEKTURES 2018 për arsye se është një ndër projektet e pakta që është i çertifikuar nga ana e Daimler Real Estate (DRE) PPC-Global Retail.
Është projekt i punuar dhe egzekutuar sipas standardeve të përcaktuara nga Mercedes-Benz brend architecture, dhe një përvojë e mirë për çdo arkitekt.
