
Theranda Market

Emri: Theranda Market
Kompania Projektuese: AB Group
Arkitekti Kryesor: Arianit Loxha, Behar Dyla
Viti i Projektimit: 2014
Klienti (organizatë ndërkombëtarë) na afrohet për komisonim e një projekti/objekti, në Komunën e Suharekës, me idenë për krijimin e një HUB-i të agrikulturës për bujqit e regjionit pra për krijimin e një ambienti për tregtim(dhe prodhim) të produkteve të agrikulturës pa pasur nevojë për ndërmjetësues, pra nga vetë fermerët. Ideja iniciale ishte e mrekullueshme por buxheti ishte i pamundur. Kjo në fakt ka qenë sfida kryesore që na bëri ne (ab GROUP) të pranojmë këtë projekt.
Vlen të përmendet se objekti është realizuar vetëm me gjysmën e kostos së objekteve të banimit për metër katror, kjo pra vetëm si krahasim, pra sfida e vjetër e Diranit (ark,Francez) i cili thotë “…arkitektet në princip i kanë vetëm dy detyra: 1. Të projektojnë dhe ndërtojnë objektin me funksional dhe më të madh për koston sa më të vogël të mundshëm (apo të dhëna), dhe 2…”
Objekti TherandaMarket është i vendosur në hapësirën e tregut të qytetit të Suharekës. Objekti mbulon një hapësirë të përafërt prej 1000 m2 nga e cila e mbyllur është 800 m2.
Kërkesat e klientit ishin mjaft të thjeshta dhe të qarta; artikulimi i një hapësirë lehtësisht të qasshme si nga prodhuesit ashtu edhe nga qytetarët si dhe hapësirë ekspozuese dhe shitëse për të gjitha produktet e regjionit. Lugina e Suharekës është mjaft e njohur për produktet e saja të agrikulturës, dhe ate jo vetëm në Kosovë, e sidomos të hardhisë së rrushit. Këtu pra më së shumti i ipet rrëndësi hardhisë së rrushit por jo dhe vetëm.
Inspirimi kryesor për këtë objekt buron nga përdorimi i materialeve bazë të ndërtimit të cilat prevalojnë në këtë regjion dhe të cilat kryesisht janë druri, guri dhe me patjetër qelqi si material i paevitueshëm në arkitekturën bashkëkohorë si dhe thjeshtësia dhe dinamika tektonike e kësaj treve e munduar të mimkrohet përmes kulmit masiv.
Hyrjet në objekt janë në aksin veri/jug përderisa për nga hapjet objekti është më i kursyer në lindje në krahasim me perëndimin kjo edhe për shkak të mbajtjes se kushteve mikro klimaterike sa me konstante përbrenda objektit (për hirë të produkteve të ekspozuara).
Objekti i TherandaMarket ka një dispozitë të tillë në situacion që jo vetëm që plotëson kërkesat e klientit (dhe kushtet urbane) por edhe në filozofinë e kontrollit pasiv të energjisë merr parasysh shfrytëzimin sa më racional të energjisë solare.
Planimetria e objektit është plotësisht fleksibile dhe artikulimi i enterierit të saj për ekspozimin e pemëve, perimeve, bulmetit, mjaltit, verës, luleve etj…bëhet përmes vetëm një elementi, përmes tezgës ekspozues. Tezga po ashtu është dizajnuar nga ab GROUP dhe prodhuar enkas për nevojat e projektit/objektit në fjalë.
Një nga sfidat e vazhdueshme në arkitekturë është ndërtimi i një objekti funksional dhe estetik me buxhet të “pamundur”. Konsiderojmë se ky është një rast konkret.
