
Tregu i Luleve

Emri: Tregu i Luleve
Kompania Projektuese: Alfa Product
Arkitekti Kryesor: Arton Qorri
Bashke Autoret: Alfa Product Group
Viti i Projektimit: 2016
Objekti është një shtand i dizajnuar në mënyr fleksibile që të shërbej në mënyrë efikase për tregun e luleve. Objekti ka një hapësirë me dimensione 180x90cm që është lehtë e shfrytëzushme gjatë të gjitha stinëve. Gjatë periudhës së ftohtë objekti mund të funksionoj lirshëm si një objekt i mbyllur ku brenda ka hapësir të mjaftueshme për shitësin, ndërsa gjatë periudhës së nxehtë objekti ka një variacion hapjesh që i mundëson shitësit që të shfrytëzoj sa më shumë hapësirat e shtandit. Objekti përmbanë një ulëse që mund të shfrytëzohet edhe nga kalimtarët e rasitit ose nga ata që kanë dëshirë të shijojnë hapsirën në qetësi me pranin e aromave të këndëshme të luleve.
Si nevojë e domesdoshme e hapësirave të gjelbëruara në vendin tonë ky projekt ka vlerë të veqantë të kësaj natyre që paraqet një buket lule duke u nisur nga forma e dizajnit, multifunksionalitetit dhe shfrytëzueshmerisë.
Duke filluar nga përzgjedhja e materialit, dizajni i shtandit është realizuar në atë formë duke shfrytëzuar në përpikëshmeri hapesirën e shtandit.
Materiali I ndërtimit dhe hapësira e vendosjes është përzgjedh duke u përshtat me ambientin rrethues dhe qasje më të lehtë nga jashtë për të gjithë.
Andaj përmes këtij projekti jemi munduar që sadopak ti japim freski ambientit që na rrethon.
Tregu është dizajnuar që të këtë shfrytëzueshmeri maksimale nga të gjithë kategoritë e
qytetarëve. Rëndësi i’u është kushtuar qasjes së personave me aftësi të kufizuara me anë të gjerësisë së mjaftueshme që ka. Arkitektura është bërë në atë menyrë që të krijohet edhe lidhja me ambientin përreth, ku është përdorur materiali I çelqit, çelikut dhe drurit, gjë e cila krijon ambient më atraktiv për qytetarët.
