
Omni Sports Hall

Emri: Omni Sporst Hall
Kompania Projektuese: AB Group
Arkitekti Kryesor: Arianit Loxha, Behar Dyla
Viti i Projektimit: 2011/2012
Bashkëpunimi i ab GROUP me Unioni Evropian (Louis Berger) pas Pallatit të drejtësisë vazhdon me kompleksin komercial në Mitrovicë me dy objekte të sportit-rekreimit dhe një të qendrës tregtare.
Projekti u inicua në vitin 2010 por filloi në vitin 2011
Kompleksi parashihte rehabilitimin e palestrës së vjetër të sportit “Minatori”, pastaj ndërtimin e një Qendre tregtare në vazhdimësi të lumit Ibër përkrah të sallës Minatori dhe tutje ndërtimin e objektit OMNI Sport si objekt poli funksional për nevojat e qytetarëve të Mitrovicës.
OMNI sport – është njeri nga këto objekte i dizajnuar për aktivitete poli funksionale të sportit-rekreimit por jo dhe vetëm.
Objekti me një sipërfaqe brutto mbi 10 000 m2 i integruar në parkun e qytetit te Mitrovicës mu buzë lumit Ibër ngërthen në vete dy vëllime të mëdha transparente të cilat lidhen me një pasazh i cili mundëson ndërlidhjen e natyrshme të qytetarëve me parkun e qytetit.
Vëllimi i parë akomodon pishinën me guacë gjysmë olimpike dhe ate për shllapuritje (për fëmijë parashkollorë). Vëllimi i dytë përmban palestrën bashkëkohorë të sporteve të mbyllura si : hendbollit, basketbollit (3 fushoja simultane), volejbollit etj…
Objekti zhvillohet në tre etazhe, ku njeri është i zhytur nën dhe, ndërsa dy të tjerët mbi.
Në nivelin e bodrumit janë vendosur, përveç pajisjeve për mirëmbajtje të objektit dhe pishinës, të gjitha zhvesh torët e palestrës në njërin krah dhe në tjetrin të pishinës.
Përveq përmbajtjevë të lartëcekura objekti përmbanë edhe hapësirat e klubit të xhudos dhe karates, pastaj hapësira për fitnes, ‘jakuzzi’, hapësira për art, hapësira për IT, hapësira për NGO, hapësira për takime, administratën e kështu me radhë.
E veçanta e objektit është se pikërisht mbi pasazhin parashihen dy hapësira të mëdha relaksuese për qytetarët e Mitrovicës. Njëra është biblioteka e qytetit dhe tjetra është kafe-bari i cili ka vizura nga lumi Ibër.
Objekti ka një transparencë të theksuar për shkak të integrimit më ambientin. Përtej kësaj vlenë të theksohet së pishina e mbyllur gjatë stinës së verës ka mundësin e hapjes dhe shëndrimit të pishinës së mbyllur në ate gjysëm të hapur.
Fasada është e trajtuar kryesisht me materiale të ngrohta dhe natyrore sikurse druri pikërisht për shkak të integrimit më të lehtë me ambientin.
Ndërtimi i objektit filloi në vitin 2014. Objekti u përfundua në fund të vitit 2017 por u hap për përdorim publik në vitin 2018
Është objekti i parë i pishinës gjysmë olimpike i ndërtuar në Kosovën e pavarur. Po ashtu është objekt i parë poli funksional i ndërtuar për sport dhe rekreim (dhe jo vetëm) pas luftës në Kosovë.
