EE & CE
Në kuadër të projektit” Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosove, BGF në bashkëpunim me INDEP kanë mbështetur Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës (a-a-k). Mbështetja konsiston në projektin për realizimin e 3 trajnimeve me temë – Circular Economy si dhe me realizimin dhe publikim e Udhëzuesit Teknik për impementimin e masave të Eficiencës së Energjisë në Objekte Publike. Qëllimi i këtij projekti është bashkëpunimi dhe përfshirja e insitucioneve vendimarrëse të nivelit lokal dhe qendror, si dhe inkurajimi i tyre në implementimin e këtyre masave gjatë intervenimit në objekte publike.
Balkan Green Foundation (BGF) është organizatë rajonale që promovon zhvillimin e qëndrueshëm të barabartë dhe gjithëpërfshirës në kuadër të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është think-tank dhe qendër avokimi që ofron zgjidhje strategjike bazuar në hulumtime të pavaruara. BGF dhe INDEP janë organizata të ndara, por që të dyjat fokusohen në avokimin për promovimin e politikave të gjelbra dhe zgjidhjeve që promovojnë politikat zhvillimore, në përputhje me zhvillimet më të fundit në botë, sfidat globale dhe agjendat kombëtare për integrimin në BE. Dy organizatat janë partnere strategjike për institucionet, organizatat dhe komunitetet rajonale dhe globale në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, shndërrimin e koncepteve inovative në zgjidhje të fuqishme dhe forcimin e partneriteteve rajonale dhe globale.”
