4 korrik 2016, ora 12:00, në hapësirat e entit për urbanizëm dhe projektim, fehmi agani 35 prishtinë
ekspozitë e organizuar nga asociacioni i arkitektëve të kosovës me rastin e java e arkitekturës në prishtinë (paw) 2016.
retrospektivë e punës 55 vjeçare të byrosë shoqërore më të madhe për projektim dhe urbanizëm në kosovë, entit për urbanizëm dhe projektim eup.
eup ishte themeluar në vitin 1960. i përshkruhet autorësia, zbatimi dhe menaxhimi i projektimit dhe planifikimit arkitektonik dhe urbanistik të qindra projekteve në të gjithë territorin e kosovës dhe më gjerë. fillimisht u themelua si “enti për përparimin e veprimtarisë urbanistike dhe komunale”. pas 10 vitesh, ky institucion u shndërrua në organizatë me financim vetanak me emrin “enti për urbanizëm dhe projektim”. në vitet e 90-ta të shekullit të 20, kjo organizatë u riemërtua në “entin e kosovës për urbanizëm, projektim, konsalting dhe inxhiniering, eup – ingeniering -prishtina”.
si një nga ndërmarrjet e para në fushën e planifikimit, në dekadën e parë të veprimtarisë së vet, në vitet 70 të shekulli 20, eup hartoi planin hapësinor të kosovës si dhe planet regjionale dhe subregjionale të kosovës, në bashkëpunim me studion otam nga parisi. Krahas kësaj, në bashkëpunim me kompaninë hidroprojekt nga praga, eup e punoi master planin regjional të furnizimit me ujë dhe të largimit të ujërave të zeza të kosovës.
një ndër byrotë e rralla të projektimit në atë kohë, veprimtaria e saj projektuese dhe planifikuese përfshinte planet hapësinore të të gjitha niveleve, planet detaje urbanistike dhe projektimin e objekteve të ndryshme, deri tek enterierët dhe monumentet.