fjala e hapjes e ilir murselit ceo i asociacionit të arkitektëve të kosovës
4.07.2016 eup prishtinë.
të nderuar musafir, zonja dhe zotërinj, kolegë arkitektë,
Në emër të asociacionit të arkitektëve të kosovës ju dëshiroj mirëseardhje në nisjen e paw 2016 -javës së arkitekturës në prishtinë, me këtë ngjarje.
ky është sezoni i 4 i paw javës së arkitekturës në prishtinë, që tani më mund të quhet tradicional, dhe shpresojmë e dëshirojmë që edhe në shumë sezone të ardhshme ky eveniment ti reflektoj ngjarjet arkitekturale si në vend ashtu dhe në botë.
qëllimi i kësaj ekspozite, është ta përkujtojmë ekzistimin dhe punën e një shtëpie projektuese-byroje urbanistike, arkitekturale dhe inxhinjerike – entit për urbanizëm dhe projektim – një kohë më të madhin në vend që më shumë se gjysëm shekulli ka qenë gjeneratorë i vizioneve për një jetë më të mirë të shoqërisë kosovare.
krijimi i entit lidhet ngusht me frymën e periudhës historike të cilës ai i takon.
vitet e 60’ të shek XX mbesin si vitet që lakohen me fjalëkupëtimet ose “memet” si: progresi, zhvillimi, ndërtimi, banimi, industrializimi të gjitha të lidhura me fjlëkupëtimin: i/e vendit.
në të njejtën kohë idetë e arkitekturës internacionale e pushtuan globin. përfundimi i ndërtimit të projektit më të madh global të këtijë stili e fryme – qytetit brazilia në prill te vitit 1960- do të mbetet frymëzim për manifeston e themelimit dhe punës jo vetëm për entin për urbanizëm dhe projektim në prishtinë por edhe për institucionet e ngjashme nëpër shumë vende që ishin në zhvillim në atë kohë. këto ide shihen qartë në ambientin e vetë vendit të punës së entit – objektin ku gjendemi sot, e që paraqet një margaritar të arkitekturës së kohës së vet në zemrën e prishtinës.
ky vend ka prodhuar dhe ka kontribuar shumë në atë se çka sot shohim në të gjitha qytetet e kosovës. mbetet mjaft të punohet në lidhje me rëndësinë dhe vlerat e punës së këtijë institucioni, e që kjo ekspozitë nuk e ka marr si dimension të shprehjes.
por megjithatë shpresojmë se ky moment do të jetë jo vetëm përkujtim por edhe një nisje që prodhimet urbanistike arkitekturale e inxhinjerike të kësaj shtëpie të trajtohen mëtutje nga ekspertët e këtyre lëmive.
fatkeqësisht pas më shumë se një gjysëm shekulli pune kjo shtëpi e madhe nuk arriti ti përballoj dhe mbijetoj sfidat e kohës së sotme që e çuan atë drejt shuarjes, sikurse edhe disa institucione të tjera të ngjashme në vend.
kthehem me pak fjalë edhe për asociacionin e arkitektëve të kosovës:
shoqata jonë gjenezën e vet e gjen pikërisht këtu dhe në disa institucione më të vogla të ngjajshme të asaj kohe.
kolegë të eup kanë qenë themelues dhe udhëheqës të asociacionit, dhe kjo ishte arsyeja e madhe që asociacioni mori përsipër që ta realizoj këtë ekspozitë në shenjë të respektit ndaj:
një pune jashtëzakonisht të madhe në numër dhe sasi, ndaj kolegëve- shokë dhe familjar dhe në fund ndaj kontributit për profesionin e arkitektit, urbanistit dhe inxhinjerit.
në emër të asociacionit të arkitektëve të kosovës falënderoj:
ekipin e asociacionit të arkitektëve të kosovës që e realizoi këtë ekspozitë: arkitektet rozafa basha, ideal vejsa, visar geci, eliza hoxha, xhafer plakiqi, senat haliti
Studentët e arkitekturës: egzon bajrami, dhurata avdiu,trendafile ajvazi
arkitektin e entit për urbanizëm dhe projektim sali spahiu
paw java e arkitekturës në prishtinë, arkitektin bekim ramku, që na dha këtë moment brenda realizimit të javës.
arkitekt xhafer plakiqin me ekipin e tijë: veton rizani, kushtrim olluri, misim berisha dhe ylber plakiqi, për rregullimin dhe shfrytëzimin e hapësirave të eup.
arkitektin gazmend bunjaku “po design” për mobilim;
inxhinjer selver hasanin për zërim;
lighthouse burim beha;
arkitekt ilir gjinolli për huazimin e një pjese të materialit nga ekspozita modernizmi kosovar:
birra prishtina për sponsorimin e mbrëmjes së sontme;
dhe në fund,
ata që janë materja e kësaj ekspozite pa të cilët nuk do të ishim sot këtu
kolegë arkitektët, inxhinjerët, teknikët dhe stafi mbështetës i entit për urbanizëm dhe projektim.