Rreth nesh
Qëllimi i asociacionit të arkitektëve të Kosoves është bashkimi i arkitektëve për krijimin dhe zhvillimin e ambientit kreativ në Kosovë. Në krijimin e zërit të përbashkët që do të flas në emër të shumicës për të gjitha çështjet me rëndësi për profesionin, shoqërinë dhe ambientin jetësor. Në zhvillimi dhe avancimi i profesionit të arkitektëve dhe statusit të tyre në shoqëri duke ruajtur reputacionin e profesionit , nderin dhe të drejtat e arkitektëve, njëkohësisht duke iu mundësuar dhe avancuar kushtet për ushtrimin e profesionit të arkitektit në mënyrë cilësore. Në avancimin e infrastrukturës ligjore për profesionin e arkitekturës. Në realizimin e interesave të gjëra dhe të përgjithshme shoqërore përmes profesionit të arkiktekturës. Në promovimi n e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë së tërësive urbane, arkitektonike dhe vlerave të tjera shpirtërore e materiale të kulturës së vendit. Në etëdijesimin për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit përmes formave të ndryshme të angazhimit dhe promovimin e urbanizmit dhe të arkitekturës së gjelbër. Në avancimin e interesave të profesionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për më shumë info rreth nesh
Organizimi i arkitektëve në formë të shoqatës në teritorin e kosovës ka nisur në vitet 60′ të shek.XX. Në fillim të viteve 80’ krijohet shoqata e arkitektëve të kosovës si pjesë e lidhjes së arkitektëve të jugosllavisë, lidhje e cila shuhet në fund të viteve 80’. gjatë viteve të 90’ shoqata e arkitektëve të kosovës mbijetoi si të gjitha institucionet e kosovës. menjëherë pas mbarimit të luftës së vitit 1999, anëtarët e shoqatës së arkitektëve të kosovës kanë pasur disa mbledhje në lidhje me riorganizimin dhe vazhdimin e funksionimit të sajë. në dhjetor 1999 shoqata organizon mbledhjen e kuvendit në të cilin aprovohet statuti dhe emri i ri i shoqatës si asociacioni i arkitektëve të kosovës aak (association of architects of kosovo), dhe në mars të vitit 2000 regjistrohet si organizatë jo qeveritare.
Kryesia:
Masar Dushi / Kryetar
Flutra Gashi / Nënkryetare
Arif Alimusaj / Anëtar
Merita Gorani Bajri / Anëtare
Ardit Jedrashi / Anëtar
Blerta Vula Rizvanolli / CEO